Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka konfirmuar se me Lëvizjen Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion për të formuar qeverinë.
Hamza u shpreh se me VV-në kanë dallime të mëdha në program dhe vizion për qeverisje të vendit.
”Nuk është cështje personale. Mbi numrat duhet të kesh një vision një program, orientim që mundesh me bashkëpunu me partnerin në qeveri. Nëse i marrim programet tona, në shumë cështje nuk ka hapësirë..
Kemi dallime për zhviillimin ekonomik, sektorin privat, diplomaci e shumë cështje.
PDK nuk sheh pika të përbashkëta për me pas qeverisje me VV-në”, u shpreh Hamza në Debat Plus.