Një incident ka ndodhur para pak minutash te ‘Qafa’ në Prishtinë, ku te ‘kafet e vogla’ dyshohet se ka shpërthyer një bombolë e gazit.
Sipas informacioneve të para, si pasojë e këtij incidenti një person ka mbetur i lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarfikësit dhe Policia e Kosovës, të cilët kanë intervenuar menjëherë.