Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shperthimi i kanalit Ibër-Lepenc, reagon Ferronikeli: Dëmtimi i kanalit furnizues, përbën një situatë shqetësuese

    29/11/2024 23:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas shpërthimit të Kanalit Furnizues të Ujit të Ibër-Lepencit ka reaguar kompania Ferronikeli, raporton Demos. 

    “Dëmtimi i kanalit furnizues të ujit të Ibër-Lepencit përbën një situatë shqetësuese që rrezikon funksionimin e përgjithshëm të kompanisë NewCo Ferronikeli Complex LLC. Ky dëmtim ka ndikim të drejtpërdrejtë në infrastrukturën e furnizimit me ujë, duke rrezikuar funksionimin e sistemit të ftohjes së furrës elektrike – një element jetik për proceset tona prodhuese”, thuhet në njoftim. 

    NJOFTIM PËR MEDIA

    Dëmtimi i Kanalit Furnizues të Ujit të Ibër-Lepencit Rrezikon Operacionalitetin e NewCo Ferronikeli Complex LLC

    Dëmtimi i kanalit furnizues të ujit të Ibër-Lepencit përbën një situatë shqetësuese që rrezikon funksionimin e përgjithshëm të kompanisë NewCo Ferronikeli Complex LLC. Ky dëmtim ka ndikim të drejtpërdrejtë në infrastrukturën e furnizimit me ujë, duke rrezikuar funksionimin e sistemit të ftohjes së furrës elektrike – një element jetik për proceset tona prodhuese.

    Nëse sanimi i dëmit nuk realizohet me shpejtësi, rezervat emergjente të ujit mund të harxhohen, duke detyruar ndaljen e operacioneve të furrës elektrike në mënyrë të paplanifikuar. Një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha për kompaninë dhe proceset e saj industriale.

    NewCo Ferronikeli Complex LLC ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar ndikimet negative dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Ibër-Lepencit për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate kritike.

    Artikuj të ngjashëm

    Shpërthimi i bombolës së gazit në Prishtinë, raportohet për një të lënduar

    Shpërthim me tritol në një hotel në Theth, pamje kur kamerat filmojnë autorin

    Shpërthimi pranë kolegjit privat, deklarohet rektorja: Një person i lënduar

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.