Gjendja e pacientëve të pranuar në qendrën klinike universitare të kosovës është stabile
Nga një shpërthim në një ndërtesë kolektive në qytetin e Ferizajt – nëntë banorë dhe një zjarrfikës u lënduan dhe morën trajtim mjekësor. Gjendja e tyre është stabile. KEDS-i ka nisur inspektimet për rastin.
Kjo për shkak se kjo ndërtesë kolektive në Ferizaj, natën e së dielës u përfshi nga zjarri. E si pasojë, kutia e orëve elektrike shpërtheu në flakë. Prapa kamerave, banorët thanë se u ndjenë të frikësuar. Prandaj tentuan të dalin jashtë. E për t’u evakuuar, ata u ndihmuan edhe nga zjarrfikësit.
Mirëpo nga ky incident mbetën të lënduar dhjetë persona. Në mesin e tyre edhe një zjarrfikës. E gjendja e pacientëve të pranuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është stabile. Ndërsa shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen.
Për këtë çështje në KEDS i kanë thënë televizionit që me të pranuar informatën për rastin në fjalë grupi i specializuar për vlerësimin e dëmeve i KEDS-it ka dalë në vendin e ngjarjes. Në prani të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve janë bërë inspektimet e nevojshme dhe, pasi këto të shqyrtohen nga personat kompetentë, do të përpilohet edhe një raport përfundimtar.