Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haliti: Vdekja e Marigonës ka ardhur si pasojë lëndimeve të shumëfishta

    11/06/2024 11:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka vazhduar seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit. Në seancën e kaluar të shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues ka marr vendim që të dëgjohet eksperti i mjekësisë ligjore Naim Haliti, që ka marr pjesë në përpilimin e autopsisë ndaj të ndjerës Marigona Osmani.

    Në sallën e Gjykatës, mjekoligjori Haliti tha se qëndron pas raportit të autopsisë që ka përpiluar pas ekzaminimit të vdekjes së Marigona Osmanit.

    “Autopsinë e të ndjerës e kemi kryer me datë 22.8.2021 në Mjekësin Ligjore në Prishtinë, me urdhëresë  nga prokurori Valdet Avdiu. Me ketë datë e kemi kryer edhe ekzaminimin e jashtëm dhe të brendshëm  të kufomës si dhe provat biologjike. Ekzaminimi është kryer konfirm standardeve evropiane me kushtet që posedon IML në Prishtinë”, tha Haliti.

    Ai foli edhe për mënyrën se si ka ardhur deri të vdekja e të ndjerës Osmani.

    “Kemi përshkruar se vdekja e së ndjerës ka ardhur si pasojë lëndimeve të shumëfishta që quhet si poli traumë që kanë ardhur ai pasojë e dëmtimit të organeve vitale që kanë qenë të shkaktuar nga mjetet e topitura”, tha ai.

    Gjykatësi e pyeti për detajet që i ka dhënë Haliti në autopsi, përfshirë lëndimet e shumta, thyerje të brinjëve, etj.,

    “Pas ekzaminimit të kufomës, i kemi shkruar të gjitha lëndimet, politrauma duhet të specifikohet çdo lëndim veç e veç, mekanizmi i vdekjes mund të jetë i ndryshëm, nga asfiksia, përplasja goditja. Këto lëndime kanë qenë për së gjalli”, tha Haliti.

    Kujtojmë se më 4 gusht 2023, Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit. Ndërsa Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Krivaqa e Sejdiu, ndërkaq ishin liruar nga vepra penale të dhunimit.

    Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim. Marigona Osmani, 18 vjeçe u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

    Artikuj të ngjashëm

    Tejkaloi shpejtësinë e kufizuar, gjobitet 21 vjeçarja në Ferizaj

    Osmani vizitoi Ferizajn dhe Shtimen: Komuna me plot potencial dhe energji rinore

    Cili është lokacioni në Ferizaj që dyshohet se u përdor për trafikimin e të miturave?

    Të Fundit

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.