
Dikush ndahet, dikush gjen dikë tjetër e dikush kthehet
Në një kohë kur ndarjet dhe historitë dramatike mbizotërojnë në lajmet rozë, vjen një histori pajtimi që ngjall shpresë.
Fjala është për Shpend Ahmetin, ish-kryetarin e Prishtinës për tetë vite, për të cilin prej kohësh qarkullonin zëra për ndarjen nga bashkëshortja. Edhe pse lajmi nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, thashethemet qenë të forta dhe të vazhdueshme.
Tani, sipas burimeve të afërta me çiftin që kanë folur për Prive by Liberta Spahiu, Shpend Ahmeti dhe bashkëshortja e tij janë ribashkuar, duke lënë pas çdo keqkuptim apo sfidë që mund t’i ketë distancuar.
Ata kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët dhe harmoninë në një marrëdhënie që ndër vite ka qenë e ndërtuar mbi respekt e besim. Dëshmi për këtë është edhe fotografia e shkrepur disa javë më parë, ku çifti shihej në një shoqëri të përbashkët, duke konfirmuar se ribashkimi është i vërtetë.
Detajet në video!