Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Shokë nga burgu: Si e bënë planin të akuzuarit për grabitjen në Suharekë?

    27/05/2025 21:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Asnjëri nga të akuzuarit per grabitjen e armatosur në Suharekë nuk kishin pranuar fajin, e arrestimin e kishin vlerësuar se ka ndodhur për shkak të presionit mediatik. Aktakuza me plot 71 faqe tregon veprimet e këtij grupi që zanafillën e kishte në kohën sa disa prej tyre ishin së bashku në burg.

    Vetëm 7 ditë kohë i janë dashur grupit për të planifikuar e kryer grabitjen e armatosur që ndodhi më 22 nëntor të vitit 2023 në një argjendari në Suharekë.

    Në aktakuzën e ngritur nga prokuroria Themelore në Prizren, të publikuar nga Dukagjini, tregohen veprimet e Korab Gashit, Bujar Bashës, Besart Istrefit, Leotrim Cakollit dhe Trim Barakut, para dhe pas grabitjes.


    Pasi paraprakisht kishin blerë automjete të paregjistruara dhe mjete të tjera të nevojshme, natën e 21 nëntorit, sipas Prokurorisë, ishin mbledhur në shtëpinë e Bujar Bashës, e të nesërmen Korab Gashi, Bujar Basha dhe Besart Istrefi të shoqëruar me të ndjerin Dukagjin Gashi kishin kryer grabitjen.

    “Me qëllim që t’i sjellin vetes dhe anëtarëve tjerë të grupit dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që prej datës 15.11.2023 fillojnë përgatitjet për kryerjen e grabitjes duke blerë automjete të paregjistruara, dhe mjete tjera të nevojshme për kryerjen e veprës penale, kështu një natë përpara mblidhen në shtëpinë e Bujar Bashës në fshatin Caralevë – Komuna e Shtimes, dhe nga aty me automjetin “Chevrolet Cruze” ngjyrë hiri me targa “01-895-NN”nisen në drejtim të Suharekës ku me vete kishin edhe armë dhe me të arritur në afërsi të argjendarisë “Dia Kos2” e pikërisht në rrugën ku gjendet kjo argjendari, e ndalojnë automjetin dhe nga automjeti dalin të pandehurit Korab Gashi, Bujar Basha dhe Besart Istrefi të shoqëruar me të ndjerin Dukagjin Gashi, që të gjithë të pandehurit kanë pasur të vendosura maska në fytyrë dhe kanë qenë të armatosur…” – Aktakuza e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

    Pas kryrjes së grabitjes, pjestarët e grupit kishin komunikuar kryesisht në rrjetin social “SnapChat”, e të njejtit ishin takuar ne Prishtinë.

    “Numri i telefonit të Korab Gashit është përdorur për herë të fundit para grabitjes me datën 22.11.2023 rreth orës 12:29 minuta e 04 sekonda, dhe me këtë rast nuk i dihet lokacioni. Pas grabitjes ky i pandehur e ka përdorur për herë të parë telefonin e tij në datën e njëjtë rreth orës 20:05:40, në atë kohë ka qenë duke e shfrytëzuar internetin, ku në bazë të hartografisë rezulton se ka qenë tek varrezat e qytetit të Prishtinës ku edhe në bazë të kamerave të tërhequra që të gjithë të pandehurit pjesëmarrës në grabitje janë takuar…” – Aktakuza e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

    Në aktakuzën 71 faqesh, janë të paraqitura dhjetëra prova materiale e ekspertiza të ndryshme.

    Aty janë edhe dëshmitë e të dëmtuarve e të dëshmitarëve që kanë rrëfyer atë që kishin përjetuar ditën kritike më 22 nëntor të 2023.

    “…diku rreth orës 15:45 minuta kam qenë i ulur brenda lokalit, dhe në një moment në lokal ka hyrë një person i maskuar dhe i armatosur me një revole pistoletë në dorë, i njëjti më është drejtuar me fjalët “plaçkë, qoj duart përpjetë” i njëjti më është afruar duke më thënë që të ulem në tokë, pastaj me lidhëse të plastikës mi ka lidhur duart pas shpine dhe më ka tërhequr përpara në drejtim të vitrinës ku ishte malli i ekspozuar, në atë moment më ka pyetur se a është edhe dikush tjetër në lokal, unë i kam treguar se nuk ka njeri tjetër në lokal, kështu më ka urdhëruar që ta uli kokën poshtë, pas kësaj ka vazhduar duke i thyer – demoluar vitrinat e lokalit aty ku qëndronin të ekspozuara stolitë e arit, dhe ka filluar ti merr stolitë nga aty. Pas një kohe ka ardhur policia dhe kanë filluar gjuajtjet me armë nga personat e maskuar por më tej nuk e di se çfarë ka ndodhur pasi që e kam humbur vetëdijen..”, është dëshmia e të dëmtuarit.

    Disa nga pjestarët e grupit kishin të kaluar kriminale, e në dëshmitë e tyre kryesisht kishin thënë se me njeri tjetrin njihen nga burgu.

    Bujar Basha, ishte liruar nga burgu afërsisht 2 muaj para grabitjes, nderkohë që në deklaratën e tij ka mohuar të ketë qenë pjesë e grabitjes.

    “Në fund ka theksuar se : ”unë kam qëndruar 22 vite në burg, dhe kur bëhet një grabitje bëhet për të përfituar materialisht, duhet të jetë motivi që njeriu ta kryej atë grabitje. Trim Baraku që 40 vite është argjendar, edhe të pandehurit tjerë qëndrojnë shumë mirë materialisht. Dhe sipas meje mendoj që nuk kanë pasur motiv për ta kryer këtë vepër penale. Unë po ashtu dua të deklaroj që këta njerëz i njoh që 1 muaj përafërsisht, para se të arrestohem, unë nuk kam pasur mundësi që me një njohje të tillë të organizoj apo të organizohem për një grabitje kaq spektakulare. Pra unë, nuk kam marrë pjesë në këtë grabitje. Me datën 14.09.2023 jam liruar nga burgu, dhe vepra ka ndodhur me 22.11.2023. Koha prej kur jam liruar dhe kur është kryer vepra janë 2 muaj e 1 javë, në atë kohë unë kam qenë duke e krijuar një rreth shoqëror për mua, për këtë arsye jam takuar me këta persona edhe atë duke i kryer ceremonitë fetare dhe duke bërë sport, pra duke lozur futboll. Unë konsideroj se arrestimi im është bërë për shkak të paragjykimeve për të kaluarën time kriminale dhe që ka ndodhur kjo vepër penale në Suharekë, nga komuna prej ku unë e kam prejardhjen edhe për shkak të presionit mediatik”, ka qenë dëshmia e Bashës.

    Në grabitjen e armatosur, kishte mbetur i plagosur edhe një pjesëtar i policisë së Kosovës, ndërsa vlera e dëmit llogaritet të jetë rreth 200 mijë euro.

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinë: Grabitet një shumë parash nën kërcënimin e elektroshokut

    Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë policinë menjëherë

    Grabitje e armatosur në Prishtinë, dëshmitarët tregojnë momentin e sulmit

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.