Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen Tophane në kryeqytet, raporton GazetaDemos.
Dëshmitarët e rastit për GazetaDemos treguan momentin e sulmit ku sipas tyre i dyshuari dhe zyrtarët e këmbimores kanë shkëmbyer zjarr.
Ata treguan se të dyshuarit nuk kanë mundur që të i’a shohin fytyrën, se ai ishte i maskuar apo jo.
Më tej ata deklaruan se i dyshuari është arrestuar në vendgjarje nga Policia e Kosovës.
Lidhur me rastin GazetaDemos ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.