Shifra rekorde, e zbulon Tasholli: Kaq mijë njerëz pritet të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”
Përfaqësuesi i platformës “Lira ka Emër”, Ismail Tasholli ka bërë të ditur se përderisa në marshin e parë morën pjesë 100 mijë protestues, më 17 shkurt, sipas tij, pritet të marrin pjesë rreth 200 mijë njerëz.
Ai tha se mbështetje kanë marrë nga të gjithë kryetarët e komunave, për ta organizuar marshin “Drejtësi, jo politikë”.
“E kemi thënë prej fillimi dhe besoj që e kemi mbërri pjekurinë e mjaftueshme edhe si shoqëri që UÇK-ja përtej secilës dioptri politike, është në olimpin e përpjekjeve tona për liri, dhe aspekti tjetër është teknik, sepse “Liria ka Emër” funksionin mbi baza vullnetare dhe gjithsesi na duhen ndihmesa organizative. Deri më tani, secili kryetar i komunave na e kanë ofruar mbështetjen”, tha Tasholli.
“Kemi përfshirje të të gjithave partive politike, dhe ky është një lajm i mirë për shoqërinë e lodhur prej këtyre pështymave dhe zhurmave të përditshme të këtij obsesionimi të kot. Shpresojmë që me siguri do të jemi të dyfishuar krahasuar me marshin e parë”, tha ai në Klan Kosova.