Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sheshi “Xhorxh Bush”, Murati: Kontrata është nënshkruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi

    30/04/2025 13:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar Komunën e Prishtinës për nënshkrimi i kontratës për rregullimin e sheshti “Xhorxh Bush”.

    Ai ka bërë me dije se nënshkrimi i kësaj kontrate prej 18 milionë euro është bërë pa e pasur buxhetin e nevojshëm të ndarë.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Murati ka shkruar se një gjë e tillë është në kundërshtim me legjislacionin ne fuqi.

    “Shpallja e tenderit dhe nënshkrimi i kontratës 18 milionë euro për Sheshin Xhorxh Bush nga Komuna e Prishtinës është bërë pa pasur buxhetin e nevojshëm të ndarë, gjë që është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Për çdo procedurë prokurimi, kërkohet të nënshkruhet Deklarata e Disponueshmërisë së Fondeve, e cila siguron se organizata, në këtë rast Komuna e Prishtinës, ka fondet e mjaftueshme të buxhetuara. Në Deklaratën e Disponueshmërisë të nënshkruar në vitin 2024 nga Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe nga Zyrtari Kryesor Financiar, thuhet se mjetet e nevojshme për këtë projekt janë 18.4 milionë euro, dhe se ato janë të buxhetuara në kodin 53984 – Rregullimi i Sheshit “George Bush”.”, ka shkruar Murati, duke dhënë detaje tjera. 

    “Problemi qëndron në faktin se në kodin e projektit në fjalë, në vitin 2024 kanë qenë të buxhetuara vetëm 1.89 milionë euro, nga mjetet vetanake të bartura nga viti paraprak. Pra, Komuna e Prishtinës ka nisur procedurë prokurimi me vlerë 18.4 milionë euro, duke pasur të buxhetuara vetëm 1.89 milionë euro, apo 1/10 e buxhetit të nevojshëm. Ndërkaq pas zhvillimit të procedurës së prokurimit, kontrata është nënshkruar sivjet, që përbën shkeljen e radhës, sepse buxheti i Komunës së Prishtinës megjithëse i miratuar në asamble, për shkak të miratimit me vonesë, ende nuk është miratuar në Kuvendin e Republikës për t’u integruar si plotësim/ndryshim i Ligjit për Ndarje Buxhetore për vitin 2025”, ka shkruar Murati. 

    Ndër të tjera, ai ka thënë se Ligji për Buxhetin për vitin 2025 nuk e përmban fare ndërtimin e këtij sheshi.

    “Me fjalë tjera, ligji i buxhetit aktualisht në fuqi për vitin 2025, nuk e përmban fare projektin e Sheshit Xhorxh Bush, pra ka 0 euro ndarje buxhetore, por që Komuna e Prishtinës e ka nënshkruar kontratën pavarësisht mungesës së ndarjes buxhetore. Raste të tilla të futjes në obligime financiare pa mbulesë përbëjnë shkelje të ligjit për financa publike si dhe ligjit për prokurim publik, dhe rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të komunës. Dëshiroj të besoj që organet e rendit do të kenë zellin e nevojshëm ta trajtojnë këtë rast flagrant të shkeljes ligjore”, ka shkruar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Murati: Në 2025 do të faturohet tatimi në pronë për 4 komunat veriore të vendit

    Murati: Ekzekutohen me rritje prej 20% pensionet për kategoritë e luftës

    Murati i kundërpërgjigjet Bajramit: Shpërfaqje e njohurive të kufizuara që Hykmetja ka për fushën

    Të Fundit

    Netanyahu: Nuk do të ketë Hamas, ka mbaruar

    Feros i ngrihen tri aktakuza

    Haradinaj flet për praktika gjyqësore: Kushtetuesja mundet me na çu krejtve në shpi pas afatit 30 ditësh

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.