Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 16 testime për koronavirus, ku prej tyre vetëm një person ka rezultuar pozitiv, shkruan GazetaDemos.
Për 24 orë janë shëruar 2 persona, dhe nuk është shënuar asnjë i vdekur.
Deri më tani janë dhënë 1.836.542 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 16.