Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi, së fundmi ka publikuar disa fotografi të hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili shihet në lot dhe i emocionuar, shkruan GazetaDemos.
Ai ka bërë të ditur se fotografië janë shkrepur gjatë një iftari, ku Krasniqi është prekur pasi që vëllai i tij ndodhet në spital dhe po lufton për jetën.
“Gjatë kohës sa nau drejtua te pranishmëve, la një porosi shumë të madhe, gjersa shihej mërzia që kishte gjatë gjithë kohës për vëllanë e tij që gjindej në spital i sëmurë dhe thuajse pranë vdekjes siq thoshte Hoxha i nderuar”, ka shkruar Mavriqi në Facebook.
Tutje, ai ka cituar edhe fjalët e hoxhës Shefqet Krasniqi.
“O Vëllezër, duajeni njëri tjetrin sepse jeta është e shkurt, dhe se disa që ishin vitin që shkoj në një iftar si ky, sot nuk janë, prej tyre per shkak të sëmundjes, as vëllau im! Prandaj, ju lus që të keni dashuri dhe respekt për njëri tjetrin sepse jeta eshte e shkurtë”, citohet të ketë thënë imami kosovar.
Mes tjerash, fotografi kosovar, Arian Mavriqi, i ka uruar shërim të shpejtë vëllait të hoxhës Shefqet Krasniqi.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Arian Mavriqit: