Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shefi i OKB-së për planin izraelit mbi Gazën: Përshkallëzim i rrezikshëm dhe katastrofik

    08/08/2025 22:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kritikuar ashpër planin e Izraelit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, duke e cilësuar vendimin si “një përshkallëzim të rrezikshëm” që rrezikon “të thellojë pasojat tashmë katastrofike për miliona palestinezë”.

    The Guardian shkruan se në deklaratën e bërë publike nga zëdhënësi i tij, thuhet se ky vendim “do të sjellë zhvendosje të detyruar shtesë, vrasje dhe shkatërrim masiv, duke e shtuar edhe më tej vuajtjen e paimagjinueshme të popullatës palestineze në Gaza.”

    Guterres e përsëriti qëndrimin e tij edhe në një postim në rrjetin X: “Jam thellësisht i alarmuar nga vendimi i qeverisë izraelite për të ‘marrë kontrollin e qytetit të Gazës’. Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm dhe rrezikon të thellojë pasojat tashmë katastrofike për miliona palestinezë. Mund të vërë në rrezik edhe më shumë jetë, përfshirë ato të pengjeve që ende mbahen. E përsëris thirrjen time urgjente për një armëpushim të përhershëm, akses të pakufizuar humanitar në të gjithë Gazën dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.”

    I'm gravely alarmed by the decision of the Israeli Government to "take control of Gaza City".

    This marks a dangerous escalation & risks deepening the already catastrophic consequences for millions of Palestinians.

    It could further endanger more lives, including of the remaining… pic.twitter.com/nHxXTWNaFn

    — António Guterres (@antonioguterres) August 8, 2025

    Deklarata e Guterres vjen pasi komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut në OKB, Volker Türk, deklaroi më herët gjatë ditës se “plani i qeverisë izraelite për një pushtim të plotë ushtarak të Rripit të Gazës të pushtuar duhet të ndalet menjëherë”.

    Në deklaratën e tij, Türk theksoi: “Ky plan bie ndesh me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila kërkon që Izraeli t’i japë fund pushtimit sa më shpejt të jetë e mundur, me zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe me të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje.”

    Plani izraelit ka shkaktuar reagime të ashpra në arenën ndërkombëtare, me Kinën, Turqinë, Britaninë dhe qeveri të shumta arabe që kanë shprehur shqetësimin e tyre përmes deklaratave zyrtare.

    Artikuj të ngjashëm

    AARC pas incidentit në Maqedoni të Veriut: Shqiptarët refuzuan ndarjen në vija etnike të vendit, ky parim duhet të ruhet

    Trump e ngucmon Presidentin e Azerbajxhanit: Qe sa je në pushtet? Aliyev: Qe 22 vjet

    Shkrimi që nuk do të doja ta shkruaja për gjërat që dihen rreth Gjykatës Speciale në Hagë dhe inatet personale të individit

    Të Fundit

    AARC pas incidentit në Maqedoni të Veriut: Shqiptarët refuzuan ndarjen në vija etnike të vendit, ky parim duhet të ruhet

    Trump e ngucmon Presidentin e Azerbajxhanit: Qe sa je në pushtet? Aliyev: Qe 22 vjet

    Shkrimi që nuk do të doja ta shkruaja për gjërat që dihen rreth Gjykatës Speciale në Hagë dhe inatet personale të individit

    Rrahen gratë mes vete në Gjakovë – dy bëhen për spital, dy të tjera arrestohen

    Burri dhe vjehrrija e rrahin nusën në Lipjan – viktima merr ndihmë mjekësore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.