Shefi i kabinetit të Kryeparlamentarit Glauk Konjufca i quan kondradiktore kërkesat ndaj Kosovës nga Bashkimit Evropian, konkretisht nga Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe nga Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Dialogun Miroslav Lajçak.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kërçeli shkruan se nga çka u kërkua dje, kërkesat evropiane sot janë në kontradiktë me njëra – tjetrën.
“Thirrjeve për zgjidhjen e krizave si kjo e targave për të kaluar në avancimin e marrëdhënieve në një format tjetër dialogu për zgjidhjen e marrëveshjes përfundimtare sot si duket iu skadoi afati. Sot kur të gjithë pritën që zgjidhja e krizës se tabelave të jetë si hap i parë për marrëveshjen e normalizimit të plotë, nga Kosova u kërkua konstruktivitet ekskluzivisht vetëm për targa dhe fare diskutim për marreveshjen e madhe”, ka shkruar Kërçeli, teksa pyet se “në cilin vend të Evropës sundimi i ligjit qenka i diskutushëm në raport me tensionet që mund të ndodhin?”
Kryediplomati evropian, Joseph Borrell, në fund të konferencës së tij, pas takimit me Kurtin dhe Vuçiq, ka pasur gjuhë të ashpër veçanërisht ndaj Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se do t’i njoftojë të gjitha shtetet anëtare për sjelljen e dy palëve, por me theks përmendi Kosovën.