Boksieri shqiptar, Shefat Isufi nuk do të rrahet të shtunen në mbrëmje.
Përmes rrjeteve sociale, boksieri ka njoftuar publikun se meçi i paraparë ndaj Fiala-s do të anulohet.
Kjo për shkak se kanë ngecur në bisedime dhe gjetja e një kundërshtari të ri është e pamundur.
“Përshëndetje, të dashur tifozë sporti, kam disa lajme të pakëndshme për të njoftuar! Nuk do të ndeshem!! Nuk mundëm të biem dakord për një datë me kundërshtarin tim, dhe të gjejmë dikë tjetër në një kohë kaq të shkurtër është e pamundur. Më vjen shumë keq që nuk funksionoi dhe nuk do të jeni në gjendje të më shihni të ndeshem. Qëndroni në kontakt; patjetër që do të ndeshem përsëri”, shkruhet në njofitmin e boksierit shqiptar
35-vjeçari gjatë karrierës së tij profesionale ka zhvilluar 46 meçe, ka fituar 39 herë (24 me nokaut), ka humbur në 5 (2 me nokaut) dhe 2 barazime