Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shala i LDK-së: Qeveria Kurti është më e dobëta në histori të Kosovës

    18/01/2023 21:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti nga radhët LDK-së Kujtim Shala, ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ‘është qeveria më e dobët e vendit, e paqartë, pa asnjë ide as politike e  as konkrete’

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka komentuar qeverisjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Që sipas Shalës, është qeveria më e dobët që Kosova ka pasur ndonjëherë. Ndërsa, ka theksuar se nuk ka plane e as ide konkrete politike.

    “Është qeveria më e dobët e vendit, e paqartë, pa asnjë ide as politike e  as konkrete qoftë që të përpiqet të ndërtojë një vizion për vendin qoftë që të zgjidhë situatat konkrete politike dhe ato të krizave. Mendoj që është qeveri që thellon dhe prodhon situatat qoftë politike ashtu edhe krizat e natyrave tjera”, ka deklaruar Shala.

    Ndërsa, ka theksuar se një qeverisje të tillë në Kosovë nuk e ka parë te askush tjetër më parë që ka drejtuar Kosovën.

    Gjithë komentin e tij për qeverinë Kurti II, Shala ka thënë se e mbështet me shifra të cilat kanë të bëjnë me sektorë të ndryshëm si kriza ekonomike, masat që nuk ndërmerr qeveria, problemet në diplomaci dhe ato me opozitën.

    “Një paqartësi të tillë unë nuk kam parë te asnjë formacion politik ekzekutiv që ka drejtuar Kosovën, qoftë në politikën e brendshme, të jashtme dhe të përfaqësimit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Kjo mund të mbështetet me shifra, shifra që kanë të bëjnë me krizën ekonomike, me masat që do të duhej t’i ndërmerrte qeveria po që nuk i ndërmerr, me problemet që kemi ne në përfaqësimin politikë në diplomaci dhe në raportet që ka ndërtuar kjo shumicë me opozitën e vendit”, ka theksuar Shala.

    Shala ndër të tjera, ka kritikuar se qeveria aktuale nuk është e njohur me historinë politike të vendit dhe kjo ka bërë që edhe raportet me partnerët ndërkombëtar të ftohen.

    “Qeveria nuk është e vetëdijshme për ato që bën dhe nuk pranon që  të shoh mungesën e rezultateve të tyre. Kemi të bëjmë me një shumicë që e kanë drejtuar dhe e drejtojnë kundërshtarët e këtij shteti dhe nuk arrin në thelb të kuptojnë as organizimin bazik të Kosovës, as historinë e saj politike që në të vërtet është konstruksion që përfshinë partnerëtndërkombëtarë dhe mbi këtë pastaj rrënojnë edhe raportet me partnerët ndërkombëtar. Rezultatet janë shumë të vogla apo nuk ka fare”, ka vijuar Shala.

    Artikuj të ngjashëm

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Mefa, Lutës: Ani bre ani, hajde në koalicion!

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.