LajmeZgjedhjet 2025

Shabani: Reka mirë sonte paska vendosur për PDK-në

Qytetarë të shumtë të Sikvjanit me plotë entuziazëm e pritën Ervin Shabanin kandidatin e PDK-së për kryetar të Gjakovës, shkruan Demos.

Shabani deklaroi se banorët e Skivjanit treguan se kur bashkohen me qëllim të mirë, asgjë nuk i ndal.

”Reka mirë sonte paska vendosur për PDK.

Edhe Skivjani si Dujaka. Me zemër e me bindje për ta bërë Gjakovën #mamirë.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë, për fjalët e sinqerta dhe për energjinë që na dhatë sonte.
Në çdo lagje, në çdo takim, ndjejmë të njëjtin mesazh: njerëzit duan ndryshim të vërtetë, duan punë, duan zhvillim, duan kujdes nga komuna.

Banorët e Skivjanit treguan se kur bashkohemi me qëllim të mirë, asgjë s’na ndal.
Ky është zëri i qytetarëve që besojnë se Gjakova meriton më shumë. Më shumë punë, më shumë përkushtim dhe më shumë dashuri për vendin tonë.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin që po rritet çdo ditë.

Bashkë po e bëjmë Gjakovën #mamirë 💙”, shkroi Shabani.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button