Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Serbia nderon Brigadën e 37-të që kreu krime në Kosovë

GD
Gazeta Demos2 gusht 2026 në 15:52
Serbia nderon Brigadën e 37-të që kreu krime në Kosovë
WhatsAppFacebook

Në një kohë kur në Kosovë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve të zhdukur me dhunë gjatë luftës së vitit 1999, në Rashkë të Serbisë është zbuluar një monument kushtuar pjesëtarëve të Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave.

Kjo njësi ushtarake prej vitesh përmendet në dokumentacionin e organizatave për të drejtat e njeriut dhe në kërkesat e institucioneve të Kosovës për zbardhjen e krimeve të luftës dhe fatit të personave të zhdukur.

Në ceremoninë e organizuar në Rashkë morën pjesë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ish-komandanti i kësaj brigade, Lubisha Dikoviq.

Gjatë ceremonisë, Brigada e 37-të u cilësua si një njësi “heroike”, pavarësisht akuzave dhe kërkesave të vazhdueshme për transparencë rreth veprimtarisë së saj gjatë luftës në Kosovë, raporton kossev.

Institucionet e Kosovës kanë kërkuar vazhdimisht hapjen e arkivave ushtarake të kësaj brigade, duke vlerësuar se dokumentacioni i saj mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

Në korrik të vitit 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Prishtina i kishte dorëzuar Beogradit një kërkesë zyrtare për hapjen e arkivave të Brigadës së 37-të, në kuadër të zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, të arritur në dialogun e ndërmjetësuar në Bruksel. Kjo kërkesë, sipas autoriteteve kosovare, është përsëritur edhe këtë vit në kuadër të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka theksuar prej kohësh rëndësinë e dokumentacionit të kësaj brigade. Në dosjen e saj për rastin “Rudnica”, organizata pretendon se personat e gjetur në varrezën masive në Rudnicë ishin civilë shqiptarë të vrarë në pranverën e vitit 1999 në rajonin e Drenicës, i cili në atë kohë ishte nën përgjegjësinë operative të Brigadës së 37-të të Motorizuar.

Sipas Fondit, dokumentet e disponueshme dëshmojnë për një operacion të zhvendosjes dhe fshehjes së trupave të viktimave në territorin e Serbisë pas përfundimit të luftimeve.

Beogradi zyrtar i ka kundërshtuar këto pretendime. Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka deklaruar se klasifikimi i dokumenteve është bërë në përputhje me ligjin dhe se kjo nuk pengon punën e institucioneve kompetente.

Ndërkohë, organizatat për të drejtat e njeriut dhe institucionet e Kosovës vazhdojnë të kërkojnë transparencë për dokumentacionin ushtarak që lidhet me periudhën e luftës, duke theksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një çështje e pazgjidhur.

Vendosja e një monumenti për një njësi ushtarake që vazhdon të jetë objekt i kërkesave për hetime dhe hapje arkivash ka nxitur reagime, ndërsa familjet e të zhdukurve ende presin informacion për fatin e më shumë se 1 500 personave.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë janë dokumentuar emrat e mbi 13 mijë viktimave të luftës së fundit.

Serbia

Të ngjashme

Ftohet nga prokuroria e Kosovës për krime lufte, ish-gjenerali serb thotë se dikush e tradhtoi në Beograd

Ftohet nga prokuroria e Kosovës për krime lufte, ish-gjenerali serb thotë se dikush e tradhtoi në Beograd

18:09
Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

17:22
BE qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim

BE qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim

17:08
Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq: Kosova është pjesë e Serbisë

Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq: Kosova është pjesë e Serbisë

16:23

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:37Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës
  • 10:03Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
  • 22:11Tragjedi në Itali: Furgoni përplaset me autobusin, vdesin 6 persona – lëndohen 27
  • 18:02Përplasja e helikopterëve në Greqi, raportohet për dy të vdekur dhe dy të plagosur
  • 13:46Vendimi i Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit, një sfidë e re për Netanyahun