Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Sefaj: Këto parti opozitare, kur kanë qenë në pushtet janë sjell edhe më vrazhdë se sa sillet Albini sot me neve

    14/09/2022 16:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përfaqësuesi i Këshillit Grevist, Ali Sefaj, në një pronocim dje për GazetënDemos ka tregouar prapaskenat e takimit me kryeministrin Kurti dhe ministrat e tij.

    Nga ky takim ajo se çfarë më së shumti u diskutua në media e në publik lirshëm mund të themi se ishte fjala “Vëlla”. Krejt kjo pasi Kurti në konferencën për media tregoi se Jasharaj i kishte kërkuar atij ta ndihmonte si vëlla, ndërsa, kryeministri Kurti i shpreh se si vëlla mund ta ndihmonte privatësisht,  jo si kryeministër, sepse kryeministri nuk bënë pazare.

    E për këtë emërtim nga Jashari e për këtë shpjegim nga Kurti, Sefaj pati disa fjalë.

    “Kryetari Rrahmani iu drejtua “Po të kërkojmë të na ndihmosh, si kryeminister, si mik, si vëlla”, do të thotë i përdori dy-tre cilësime me qëllim që të zbutet distanca që është krijuar, në mënyrë që të vijmë te një zgjidhje, dhe nuk e kemi kërkuar këtë ndihmë, këtë mbështetje, këtë konsideratë nga Albin Kurti, por e kemi kërkuar nga kryeministri i Kosovës dhe siç e përdorim ne në zhargonin popullor kur përdor shprehje dashamirëse apo përkëledhëse krijohet një distancë më e ngrohtë dhe që mund të rritet niveli i komunikimit mbi këtë prizëm, formati siç duket është keqkuptim”

    “Ai tha “Buxheti sikur të ishte i imi, mund t’iu ndihmojë nga llogaria private”, ne nuk kemi kërkuar të ndihmohemi nga llogaria private, ne kemi kërkuar të ndihmohemi ose të ndahen mjetet financiare por, po e ritheksoj, kërkesa nuk është financiare, është përtej financiare, ato janë taksa të qytetarëve, ai është buxheti i Kosovës dhe ne jemi prej qytetarëve që paguajmë taksa, tatimohen pagat tona, jemi kontribut-dhënës në këtë shoqëri, në këtë vend, dhe që për keqardhje nuk do të duhej të nxirrej kjo deklaratë apo të interpretohej në këtë formë“

    Sefaj gjithashtu tha se është i çuditur nga kryeministri Kurti pasiqë i njejti ka qenë përkrahës i tyre për 10 vjet rresht.

    “Unë edhe sot jam i çuditur. Dikush që na ka përkrahë 10 vjet, ka qenë mbështetës i yni, është solidarizu me secilën kërkesë tonen, e janë ato fjalimet e postimet e famshme të vitit 2019 ku e mbështet grevën, sot ishte një kryeministër tjetër që nuk ngjasonte me të. Unë nganjëherë e them kështu ‘më duket se zgjohem nga një makth që s’mund ta besoj si mund të vijm deri te kjo ftohje apo të mos adresohen kërkesat tona të cilat janë lehtësisht të realizueshme”

    Sefaj gjithashtu komentoi edhe deklaratën e ministrit Murati, i cili tha që “procesi mësimor është marrë peng nga Sindikata e Arsimit” dhe mund të kenë qëllime tjera.

    “Unë pres që të ketë reflektim, nëse nuk do të ketë reflektim do të ketë zhgënjim te të gjithë qytetarët, e ajo do ta penalizoj Albin Kurtin. Unë i them kryeministrit të na demantoj. Nëse plotësohen kushtet, disa prej kushteve dhe fillon dialogu social greva mund të përfundoj sonte. Po, kërkesat tona janë politike, janë të politikave sociale dhe nuk lidhet me asnjë agjendë tjetër. Këto parti opozitare, kur kanë qenë në pushtet janë sjell edhe më vrazhdë se sa sillet Albini sot me neve dhe na mbështesin sot kur janë në opozitë. Thjesht, gjithmonë mund të ketë pretendime si karem nga opozita për të ardhë në pushtet, mirëpo asnjëherë nuk e kanë synim dhe qëllim, avansimin e të drejtave të punëtorëve”, përfundoi ai.

    /DEMOS/

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Të Fundit

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.