Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “S`do të keni rrogë nga shteti”, Rrahman Jasharaj i reagon ashpër Muratit: Greva nuk ndalet

    29/08/2022 15:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për shkak të mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë, tash e tre ditë SBASHK-u ka hyrë në grevë të përgjithshme.

    Ani pse të enjten fëmijët në Kosovë kanë pritur se do të nisin shkollimin e tyre, kjo nuk pritet të ndodhë.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë  se greva nuk pritet të ndalet deri në realizimin e kërkesave të sindikatave.

    Ai thotë se humbja e orëve të mësimit për nxënësit duhet të jetë dhimbje për Qeverinë jo për sindikatat.

    “Greva do të vazhdoj edhe me 1 shtator e më tej se është shpallur me 25 gusht dhe greva do të mbyllet vetëm atëherë kur realizohen kërkesat jo vetëm të SBASHK-ut por edhe federatave të tjera që janë pjesë e BSPK-së. Ne e dimë që fëmijët do të humbasin por që 10 muaj rresht jemi angazhuar që të bëjmë zgjidhje por Qeveria nuk e ka bërë asnjë hap dhe kjo duhet ta ketë dhimbjen tek nxënësit sepse ne e kemi bërë të pamundurën e mundësia është tani te kjo Qeveria por kjo mundësi është që të ulët dhe të bisedoj me sindikatat për kërkesat e tyre, dhe nëse ata kanë dhimbje për nxënësit le ta dëshmojnë duke u ulur me ne dhe duke na ofruar zgjidhje”, tha ai për Front Online.

    Sipas Jasharajt, nuk ka mbetur asnjë shpresë nga Qeveria për realizmin e kërkesave të tyre.

    I pari i SBASHK-ut njoftoi se greva është duke shkuar mirë dhe tregoi se kanë vizituar disa qytete për të parë situatën nga afër.

    “As një fije shprese nuk e kemi që do të ketë ndonjë marrëveshje ose ndonjë takim nga Qeveria me sindikatat. Greva po shkon mirë, sot e kemi vizituar Vitinë dhe jemi në Gjilan, kemi vizituar edhe punëtoret e administratës në komunën e Vitisë ku kemi parë një unitet dhe greva është në nivelin më të lartë të organizimit dhe kështu do të vazhdoj deri sa të kemi një zgjedhje nga Qeveria dhe uroj që të bëhet sa më shpejt”, u shpreh Jasharaj .

    Miratimi i Ligjit për paga, zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale janë disa nga kërkesat e sindikatave.

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e arsimit në Viti nesër protestojnë para Qeverisë

    Jasharaj: Nëse Qeveria Kurti na injoron, mos të paraqitet pastaj e hutuar edhe e pikëlluar kur të vijmë deri te grevat

    Jasharaj: Viti i ri shkollor do nis me telashe për furnizimin me libra

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.