Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Jasharaj: Nëse Qeveria Kurti na injoron, mos të paraqitet pastaj e hutuar edhe e pikëlluar kur të vijmë deri te grevat

    30/08/2024 19:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Që nga fillimi i javës tjetër, nxënësit kthehen në bankat e tyre për një vit të ri shkollor. Ky vit do të fillojë pa veprime sindikale nga SBAShK-u, kështu bëri të ditur, Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

    Ai tha se sfidë që mund të hasin nxënësit dhe mësimdhënësit janë tekstet shkollore, që sipas tij vendimi i MASHTI-t për subvencionim të teksteve shkollore është i gabuar.

    “Në takimet e mbajtura nuk kishte kërkesa për veprime sindikale më 2 shtator. Sa i përket SBAShK-ut dhe antarsisë së saj, 2 shtatori do t’i ketë nxënësit dhe mësimdhënësit në shkollë. Kam frikë që sfidë e madhe sikurse e vitit të kaluar  do të jetë çështja e teksteve. Viti i kaluar na tregoi se vendimi i MASHTI-t ishte i gabuar, ngase i tërë shtatori na shkoj e nxënësit nuk kishin tekste dhe mësimdhënësit ishin të sfiduar si të veprojnë”, deklaroi Jashari.

    Jashari shtoi se si sindikatë do të bëjnë të pamundërën që kërkesat e tyre t’i zgjidhin me dialog, e nëse qeveria vazhdon kështu, atëherë kryetari i kësaj sindikate paralajmron që do të respektojë vullnetin e antarësisë për të vazhduar me protesta.

    “Nëse ndodhin grevat dhe protestat faji nuk është më i SBAShK-ut, sepse ne do të bejmë të pamundërën që çështjet t’i zgjidhim me dialog, por nëse qeveria vazhdon të ketë qasje të gabuar, sikurse deri më tani, atëherë neve na mbetet që ta respektojmë vullnetin e antarësisë dhe nëse ndodhin grevat qeveria mos të bëjë me gisht nga SBAShK-u por le të bëjë me gisht nga vetvetja sepse nuk po e donë dialogun, po i ikë dialogut dhe po sjellë vendime pa u konsultu me askëndë, kokë me veti dhe shpeshherë këto vendime po dalin shumë të gabuara”, tha ai për Gazeten Blic.

    Ndër të tjera, ai thotë se është i gatshëm pas çdo vendimi të këshillit drejtues, dhe se kërkon që qeveria mbas veprimeve të tyre most ë paraqitet e hutuar.

    “Cilin do vendim që e merrr këshilii drejtues unë do të jem në ballë të atyre aktiviteteve dhe nëse vendosin për protesë do ti udhëheqi protestat nëse vendosin për grevë prap do të jem në krye të grevave sepse sindiikatat kanë dy mundësi ose të kenë dialog ose të ken protesta e greva. Nëse qeveria vazhdon kështu me qasje të gabuar me inate me teka me nënçmim të kërkesave tona atëherë ne duhet të reagojmë sipas kërkeses së antarësisë. Dhe pastaj, qeveria mos të paraqitet e hutuar edhe e pikëlluar pse mund të vijmë deri te grevat”, përfundoi Jashari.

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e arsimit në Viti nesër protestojnë para Qeverisë

    Jasharaj: Viti i ri shkollor do nis me telashe për furnizimin me libra

    Kryetari i SBASHK-ut: Qeveria e Kryeministrit Kurti i urren sindikatat

    Të Fundit

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.