Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    SBASHK shpërthen me akuza: Thaçi s’i iku kurrë dialogut – rriti paga, Murati po na mohon të drejtat e fituara

    11/12/2024 11:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe përgjithësisht qeverisjes së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

    Kjo duke kritikuar rreptë vendimin e tij për të kundërshtuar nismën qytetare të mbështetur nga mbi 20,000 nënshkrues.

    ”Një mendim juridik, pa as edhe një argument të qëndrueshëm i datës 11 nëntor, doli nga Ministria që drejtoni ju ministër Murati dhe e gjete rastin pikërisht një ditë para Festës së madhe të Flamurit Kombëtar ta prezantoni në  takim të Qeverisë dhe nuk e mbështetët nismën qytetare nënshkruar nga 20.606  qytetarë, e që kërkonte t’u kthehej e drejta e fituar punëtorëve të arsimit për vitet e ’90-ta si kontribut dhënës. Kjo nismë, pavarësisht këtij qëndrimi kundër të Qeverisë, do të vazhdojë rrugëtimin dhe shpresojmë shumë se deputetët do ta votojnë”.

    ”Ministër Murati, ky nuk është sulmi i vetëm nga ti, kundër punëtorëve arsimorë. Mendimi juridik lidhur me këtë çështje që ka disa faqe tekst pa as edhe një argument, nuk e thotë të vërtetën e çështjes, e që e lexuam disa herë me kujdes. Aty përmendet edhe Kushtetuesja, por ajo me fjalën “diskriminim” nuk ju ka autorizuar t’ua mohoni këtë të drejtë të garantuar me Ligj punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, por që këtë të drejtë t’ua pranoni edhe gjithë punëtorëve të dëbuar dhunshëm nga puna nga institucionet e instaluara represive serbe në ato vite. Sipas jush, ata që i shërbyen pushtuesit shpërblehen edhe tani me pensione të plota e ata që bënë sakrifica sublime për shtetësinë e  Kosovës ndëshkohen edhe tani me pensione. Ministër Murati, nuk besoj se as edhe një shqiptar i Kosovës, pavarësisht bindjes politike, pajtohet me këtë realitet të tmerrshëm sepse nga populli ynë punëtorët e arsimit në vitet e 90-ta janë konsideruar heronj të kohës”.

    ”Ministër Murati, tani kur po përfundoni këtë mandat, ne po bëjmë një vlerësim me fakte të qëndrimit të Qeverisë suaj dhe të Qeverive të tjera të Republikës së Kosovës ndaj punëtorëve të arsimit, por edhe ndaj policisë, zjarrfikësve, punëtorëve shëndetësor, të administratës dhe gjithë të punësuarve në sektorin publik. Qeveritë tjera të Republikës së Kosovës zhvilluan dialog dhe në takime u munduan të ofrojnë zgjidhje, bile për ndonjërën kërkesë. Ju nuk  zhvilluat as takime e as dialog”.

    SBASHK-u kujton kontributet e qeverive të mëparshme, duke përmendur dialogun dhe mbështetjen nisur atë kohë nga kryeministri Hashim Thaçi, ofruar për punëtorët e arsimit.

    ”Tani po të kujtojmë se çfarë kanë bërë Qeveritë tjera të Republikës së Kosovës për arsimin dhe do të përmend vetëm nga një veprim të tyre.

    ”Kryeministri Hashim Thaçi dhe Qeveria që drejtonte, ai nuk i iku kurrë dialogut me sindikatën dhe duke respektuar kërkesën tonë bëri ngritje të vazhdueshme e të dukshme të pagave”.

    ”Kryeministri Isa Mustafa tregoi mirëkuptim ndaj kërkesës sonë dhe falë angazhimit të ish zvëvendëskryeministrit Kujtim Shala dhe ministrit Arban Abrashi e kthyen në realitet pikën 6 të nenit 8 të Ligjit për skemat pensionale dhe punëtorët e arsimit gëzonin pension të punës e jo të pleqërisë”.

    ”Kryeministri Ramush Haradinaj tregoi mirëkuptim ndaj kërkesës sonë dhe duke shprehur respekt për sakrificat sublime të punëtorëve të arsimit në vitet 90-ta  bëri Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet 90-ta, Ligj ky që në shenjë respekti për ato vite u siguron një shtesë materiale të pensionuarave e që punuan me në ato vite me sistemin arsimor të Republikës së Kosovës”.

    ”Kryeministri  Avdullah Hoti ishte vazhdimisht pranë punëtorëve të arsimit dhe në momente kur po përballeshim me një armik tepër të rrezikshëm, pra me Covidin, mbështeti punëtorët arsimor me një shtesë prej 100 euro dhe u angazhua bashkë me ministrin Ramë Likaj për nënshkrimin e Kontratës së re të Arsimit të Kosovës”.

    ”Rikthyem kujtesën dhe përmendëm vetëm nga një veprim pozitiv të atyre Qeverive të Republikës së Kosovës, se angazhime e veprime të tilla kishte edhe më shumë”.

    Derisa kjo sindikatë akuzon qeverinë aktuale për mungesë të plotë të angazhimit dhe dialogut me ta, transmeton klankosova.tv.

    ”Ministër Murati, për Qeverinë tuaj nuk gjetëm as edhe një veprim dhe as një rast që jeni takuar me sindikatën tonë dhe keni ofruar zgjidhje në kërkesat tona legjitime. Ju, në vend të kësaj, gjatë gjithë këtyre katër viteve keni vazhduar të keni qasje të gabuar e madje edhe armiqësore ndaj sindikatës sonë dhe ua keni mohuar edhe të drejtat e fituara punëtorëve të arsimit”.

    Artikuj të ngjashëm

    SBASHK: Qeveria në detyrë injoroi kërkesat e mësimdhënësve

    Jasharaj: Shkumësit dhe shpuzës i ka kaluar koha, mësimdhënësve duhet t’u rriten pagat

    Jasharaj: Ministritë e kanë shkollën e njëjtë si të Kurtit, i kanë mbyllur dyert për dialog

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.