Ish-kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.
Lushtaku e cilësoi Bacën Haxhi si një burrë të urtë, me vlera të larta familjare dhe kombëtare, që qëndroi i fortë përballë sfidave dhe sakrificave që përjetoi familja e tij gjatë periudhave më të vështira për lirinë e Kosovës.
“Ai ishte një prind i përkushtuar, i cili jo vetëm që rriti një lider dhe luftëtar të lirisë, por edhe qëndroi i pathyer përballë përndjekjeve dhe sakrificave që familja Thaçi përjetoi gjatë periudhave të ndryshme të kohës,” shkroi Lushtaku.