Një 42 vjecar nga Vushtrria ka mbetur i plagosur sot në afërsi të Albi Mall kur katër persona të armatsour me armë të gjatë dhe të maskuar sulmuan automjetin që po barte para për kompaninë Besa Security.
Burime të Reporterit brenda institucioneve të sigurisë kanë bërë të ditur se personat e armatosur u larguan nga vendi i krimit me një automjet Pikap, ngjyrë e bardhë me targa gjermane.
Ata janë larguar në drejtim të Hajvalisë, ku edhe është gjetur automjeti i braktisur dhe i djegur./Reporteri