Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sali Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

    02/06/2023 08:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur për situatën në veri të Kosovës, akuzoi Tiranën zyrtare si nxitës të saj.

    Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Berisha tha se qëndrimi i Ramës në krah të Vuçiqit e ka dëmtuar procesin.

    “Një nga nxitësit e kësaj situate këto vite ka qenë Tirana zyrtare dhe direkt Edi Rama me angazhimin e tij në mbështetje të projekteve për Serbinë e Madhe në krah të Vuçiqit dhe ka dëmtuar shumë këtë proces. Tirana zyrtare duhet të mbështesë Kosovën. Nuk duhet të ndërhyjë mes dialogut të Kosovës dhe Serbisë, por Shqipëria është palë me Kosovën dhe nuk mund të shpallet e paanashme. Rama i ka kredencialet e djegura, njihet më shumë si një argat i Vuçiqit, ndaj dhe qëndrimi i tij është i dëmshëm”, tha Berisha, ndërsa pohoi se tensionet në veriun e Kosovës janë zhvillimet më dramatike në 2 dekadat e fundit.

    Më tej, Berisha u shpreh se nga pikëpamja ligjore kryeministri Kurti po bën gjithçka për të zbatuar ligjin në vendin e tij.

    “Në analizë ligjore, Kryeministri Kurti po bën gjithçka për të zbatuar ligjin në vendin e tij. Zgjedhjet u bënë pasi Vuçiq urdhëroi Listën Serbe që të braktisin detyrën. Këta kryetarë të zgjedhur me 3-5% të votave, duke pasur parasysh dominancën serbe në këto komuna, nuk mund të konsiderohen si qeverisëse të asaj shumice. Kurti e sqaroi dje këtë çështje, ai u shpreh se janë drejtues teknikë për të firmosur për një periudhë të caktuar. Inaugurimi i tyre si kryetarë komunash ku 90 për qind janë etni tjetër, janë një dështim. Ato zgjedhje janë një dështim. Kurti vetë dje në Bratislavë, shpjegoi se ata do të jetë persona teknikë që do të bëjnë detyrat”, tha Berisha.

    Artikuj të ngjashëm

    Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

    Berisha nga Lezha: Në 100 ditë ndryshojmë Shqipërinë

    Mbyllja e “Tik Tok”, Rama: Gratë dhe vajzat na dhanë mbështetjen me 100%, burrat jo dhe aq

    Të Fundit

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Përpjekja e 13-të, fillon seanca konstituive e Kuvendit

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Limaj kundër zgjedhjeve të reja: Çka o kjo po dojna me shku në zgjedhje?

    Haradinaj paralajmëron se do ta çojnë VV-në në Gjykatë Kushtetuese: Jemi në konsultime me PDK e LDK

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.