Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rusia mohon vonesat në negociatat për paqe në Ukrainë: Askush s’po vonon asgjë

    01/07/2025 15:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar të martën ndaj akuzave të dërguarit të posaçëm amerikan për Ukrainën nga administrata e presidentit Donald Trump, Keith Kellogg, i cili kishte thënë se Rusia është duke i vonuar qëllimisht bisedimet për paqen.

    Peskov ka theksuar se Moska zyrtare ka përmbushur të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani dhe ka mohuar kategorikisht pretendimet për zvarritje të negociatave.

    Në një deklaratë të tij, Keith Kellogg kishte thënë të hënën: “Rusia s’mund të vazhdojë më me zvarritje, teksa bombardon objektiva civile në Ukrainë”, duke kritikuar veprimet e Moskës në kuadër të konflikti në Ukrainë. Megjithatë, Peskov ka kundërshtuar këto akuza, duke theksuar se Rusia është mirënjohëse për rolin e ekipit të Trumpit në lehtësimin e negociatave, porse ka theksuar se nuk po zvarrit bisedimet.

    “Askush s’po vonon asgjë këtu”, ka thënë Peskov në një konferencë për media në Moskë. “Natyrisht që jemi në favor të përmbushjes së qëllimeve që po mundohemi t’i arrijmë përmes operacionit special ushtarak, si dhe mjeteve politike e diplomatike. Prandaj, ne nuk jemi të interesuar të shtyjmë asgjë”, ka theksuar ai.

    Peskov ka konfirmuar gjithashtu se datat për rundin e tretë të negociatave me delegacionin e Ukrainës akoma nuk janë dakorduar dhe se ato do të diskutohet në të ardhmen e afërt.

    Artikuj të ngjashëm

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Të Fundit

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.