Lajme

RTK në grevë të përgjithshme nga e hëna

Nga e hëna, Radiotelevizioni i Kosovës pritet të hyjë në grevë të përgjithshme, pas vendimit të Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së. Greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00 dhe do të përfshijë pezullimin e të gjitha aktiviteteve në çdo sektor të transmetuesit publik.

Sipas sindikatës, ky veprim vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të neglizhuara nga menaxhmenti dhe rrezikut serioz për funksionimin e RTK-së, të cilit i kanoset ndërprerja për shkak të pagave të bllokuara.

Punëtorët kërkojnë vendim të qartë nga menaxhmenti që RTK të mos mbulojë fushatën zgjedhore, duke paralajmëruar bojkot total në rast të mungesës së qëndrimit zyrtar

Përveç grevës, sindikata paralajmëron edhe protestë para Qeverisë së Kosovës dhe kërkon nga Ministria e Financave ndërhyrje urgjente për të zgjidhur situatën që, sipas tyre, po e rrezikon seriozisht stabilitetin e transmetuesit publik.

Back to top button