Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rritja e pagës minimale, Klinaku: Mos i besoni mashtrimit

    29/08/2024 18:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rritja e pagës minimale ka zgjuar debat dhe paqartësi të mëdha te qytetarët dhe bizneset. Për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

    Sipas Klinakut, vendimi i fundit i qeverisë është thjesht një mashtrim i radhës i kësaj qeverie.

    Përmes një reagimi në Facebook, Klinaku iu ka bërë thirrje veteranëve dhe familjeve të veteranëve që mos t’i besojnë mashtrimit.

    “Meqenëse ky pushtet i ka hequr veteranët e luftës së UÇK-së nga paga minimale në Kosovë, propozimi prej 350€ bruto për pagën minimale nuk i kushton asgjë Qeverisë (e cila lirisht ka mundur që ta bëjë edhe 500€), por kjo do t’i kushtonte vetëm punëdhënësve.
    Nëse votuesi mashtrohet përsëri kjo është çështje e tij, por le ta dijë se ky pushtet që krekoset me rritje të buxhetit ( e që është bërë për shkak të rritjes së çmimeve, por edhe se nuk ka shpenzuar asgjë), mundet edhe me i ngritë pensionet e veteranëve në kohë fushate zgjedhore, por se siç ka vepruar e po vepron kundër kësaj kategorie, nëse fiton përsëri, ato do t’i heq krejt. Po bëhen katër vite dhe çështja e “verifikimit” të veteranëve nga kjo Qeveri ka qenë vetëm farsë e që i është dashur dhe i duhet vetëm për opinionin publik, çështje e cila është e një procesi gjyqësor i cili nuk ka përfunduar ende.
    Më e pakta që duhet të bëjnë veteranët e luftës së UÇK-së dhe familjet e tyre, është që mos t’i besojnë më mashtrimit”, thuhet në postimin e Klinakut në Facebook.

    Artikuj të ngjashëm

    Klinaku: Po të kishte drejtësi, dëshmitarët e Hagës do të duhej të ishin në burg

    Kryetari i OVL-së Klinaku: Specialja po kryen arrestime pa asnjë fakt

    Klianku: Qeveria në koordinim me Listën Serbe po punojnë kundër interesave të veteranëve

    Të Fundit

    Netanyahu: Nuk do të ketë Hamas, ka mbaruar

    Feros i ngrihen tri aktakuza

    Haradinaj flet për praktika gjyqësore: Kushtetuesja mundet me na çu krejtve në shpi pas afatit 30 ditësh

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.