Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku s’është befasuar aspak me vendimet e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë, pasi siç ka thënë ajo “është mënyra si operon VV”.
Sipas Çitakut, kjo kastë politike e do qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar.
Postimi i plotë:
Cakolli: Kur dorëhiqesh s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më të emërosh borde
Për fat të keq, nuk jam aspak e befasuar me vendimet e ZRrE për rritjen e çmimit të energjisë, pavarësisht mungesës së dialogut social dhe mungesës së konsultimeve me qytetarët dhe bizneset.
A e dini pse? Sepse kjo është mënyra si operon LVV.
Refuzon dialogun, qoftë social, qoftë politik, me këdo dhe për çkado.
E njëjta arrogancë është parë në vazhdimësi:
- ndaj sindikatave,
- ndaj mediave,
- ndaj opozitës,
- dhe ndaj bizneseve.
Kjo kastë politike e dëshiron qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar, sepse beson se vetëm ashtu mund ta sundojë më lehtë.
E më ironikja?
Kjo parti politike, në mënyrë radikale – dhe shpeshherë edhe dhunshëm, ka kundërshtuar çdo përpjekje tonën për rritjen e kapaciteteve energjetike të Republikës.
Konsistentë në destruktivitet, kjo është e vetmja politikë që njohin.