Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Rriten çmimet e naftës

    25/10/2022 18:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Çmimet e naftës u rritën sot në tregjet ndërkombëtare drejt 94 dollarëve, mbështetur nga një rënie e dollarit dhe shqetësimet për ofertën pas deklaratës së ministrit të Arabisë Saudite se shitja e naftës nga stoqet po manipulon tregjet.

    Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie ishte 40 centë më i lartë pas mesditës se në mbylljen e tregtisë së djeshme dhe arriti në 93.66 dollarë. Në tregun amerikan një fuçi u tregtua me 70 centë më shumë, me 85.28 dollarë.

    Në tregtinë e mëngjesit, nafta ra më shumë se një dollar për shkak të shenjave të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në SHBA dhe Kinë, dy konsumatorët më të mëdhenj në botë.

    Të dhënat e qeverisë kineze të publikuara të hënën treguan se importet e naftës së papërpunuar në shtator ishin dy për qind më të ulëta në bazë vjetore se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke vazhduar një tendencë të importeve më të dobëta, të shoqëruara me shitje më modeste me pakicë.

    Aktiviteti i biznesit në SHBA ra në tetor për të katërtin muaj radhazi, me industrinë dhe kompanitë e shërbimeve që tregojnë për një kërkesë më të dobët, tregoi raporti mujor i S&P Global. Aktiviteti i biznesit ka shënuar rënie edhe në sektorët e prodhimit të Eurozonës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

    Drejtori ekzekutiv i bankës së investimeve Goldman Sachs David Solomon tha të martën se sipas mendimit të tij një recesion në SHBA është “shumë i mundshëm” dhe në Evropë mund të ketë ndodhur tashmë.

    Pas mesditës, çmimet ndryshuan kursin ndërsa dollari u dobësua, duke mbështetur kërkesën nga blerësit me monedha të tjera.

    Mbështetje për çmimet u dha edhe nga deklarata e ministrit saudit të Energjisë, Princit Abdulaziz bin Salman se rezervat e energjisë po përdoren si një mekanizëm për të manipuluar tregjet.

    “Është detyra ime të bëj të qartë se humbja e stoqeve strategjike mund të jetë e dhimbshme në muajt në vijim,” tha ai në konferencën Future Initiative Investment (FII) në Riad.

    SHBA dhe partnerët e saj në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) kanë vendosur të lëshojnë 180 milionë fuçi naftë nga rezervat në treg për të frenuar rritjen e çmimeve.

    Ministri saudit paralajmëroi gjithashtu se kostoja e rraskapitjes së kapaciteteve prodhuese do të ishte e lartë.

    Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj vendosën së fundmi të ulin prodhimin nga nëntori me dy milionë fuçi në ditë nga niveli i synuar, duke zemëruar Uashingtonin, i cili u ka kërkuar atyre ta rrisin atë për të frenuar rritjen e çmimeve.

    Reduktimi duhet të jetë më modest, me rreth 1 milion fuçi në ditë, pasi disa anëtarë nuk kanë përdorur kuota për shkak të investimeve të pamjaftueshme, sqarojnë disa analistë.

    OPEC raportoi se një fuçi e shportës së naftës të anëtarëve të tij qëndroi në 92.17 dollarë të hënën, që do të thotë se çmimi i saj ishte pothuajse i pandryshuar nga fundi i javës së kaluar.

    Artikuj të ngjashëm

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    Të Fundit

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Zbulohen datat e “El Clasicos” për sezonin e ri

    Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri

    Nis takimi i presidenten me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.