BallinaLajme

Rrezikohet paraburgim për policët e përfshirë në vdekjen e Agon Zejnullahut, nga Prokuroria japin detaje

Pesë policët nga Lipjani që u përfshinë në rastin ku vdiq 27-vjeçari Agon Zejnullahu, rrezikojnë të përfundojnë në paraburgim për 1 muaj, nën dyshimet për vrasje nga pakujdesia.

Siç thanë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për GazetaDemos, prokurori i Shtetit pritet të ushtrojë kërkesën për masën e sigurisë në Gjykatë.

Prokurori kujdestar do ta parashtrojë kërkesën brenda afatit ligjor.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së parabugimit. Për cdo zhvillim të mëtejme ju njoftojmë me kohë”, thanë për GazetënDemos.

Back to top button