Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rreth 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara janë jashtë sistemit arsimor

    03/12/2023 17:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) ka ngritur shqetësimin mbi gjendjen e kësaj kategorie për shkak të mos miratimit të projektligjit për vlerësimin, njohjen e statutit, përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara.

    Kërkesat e Forumit ishin që personave me aftësi të kufizuara t’iu garantohet shkollimi, të gëzojnë shërbime terapeutike, vend të sigurt pune, pasi ligji që garanton punësimin e tyre nuk po gjen zbatim.

    Drejtoresha e organizatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Beqiri, tha se në raportin e progresit për Kosovën 2023, ngrihet shqetësimi lidhur me faktin se 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara nuk janë të përfshirë në sistemin arsimor.

    “Edhe pse institucionet e vendit kanë ndërmarrë hapa këtë dekadën e fundit, iniciativa për përmirësimin e mirëqenies të personave me aftësi të kufizuar, të drejtat ende nuk realizohen në tërësi, dhe gjithashtu kemi edhe mos respektim të të drejtave, në theks të veçantë po iu referohem fëmijëve me aftësi të kufizuar. Tash, së fundi, ne pranuam edhe raportin e progresit, ku ky raport paraqet që rreth 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuar janë jashtë sistemit arsimor, ndërsa në anën tjetër kemi ligje që garantojnë arsimimin e fëmijëve me aftësi…Gjithashtu, vazhdon të mbetet mjaft sfiduese sigurimi i shërbimeve terapeutike mbështetëse, shërbime të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e potencialit të fëmijëve me aftësi të kufizuara,” tha Beqiri.

    Beqiri tha se edhe pse në Kosovë ekziston ligji që garanton punësimin e personave me aftësi të kufizuar, ky ligj ende nuk po gjen zbatim të plotë në institucione.

    “Edhe pse në Kosovë ekziston ligji që mundëson apo garanton punësimin e personave me aftësi të kufizuara, ende ky ligj nuk ka gjetur zbatim të plotë në terren, duke filluar nga institucionet publike. Në bazë të të dhënave që kemi nga terreni, institucionet publike janë të parat që nuk zbatojnë këtë ligj, sepse ky ligj obligon që çdo institucion publik apo privat që ka të punësuar 50 punëtorë, punëtori i 51-të duhet të jetë person me aftësi të kufizuar,” u shpreh ajo.

    Edhe drejtori ekzekutiv i FKAK-së, Bujar Kadriu, kërkoi zbatimin e ligjeve për personat me aftësi të kufizuara.

    “Qe nga viti 2016, ne kemi filluar një inicim të një ligji, i cili do të përmirësonte infrastrukturën aktuale ligjore, të krijojë një barazi prej përfitimeve dhe shërbimeve të cilat kanë grupet e aftësisë së kufizuar. Ky ligj tashmë ende nuk ka një rrugë të drejtë asaj që ne synojmë ta arrijmë… Ky projektligj do të rregullonte standardin e jetesës duke e kuptuar që ne e dimë çfarë është dhe padyshim që ky standard duhet të ketë një përmirësim legjislativ, i cili është me interes publik,” tha Kadriu.

    Drejtori ekzekutiv i Handicap Kosova, Ajhan Sahaqi, tha se personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për shërbime psiko-terapeutike, fizioterapi dhe mjete financiare që mungojnë nga shteti.

    “Ka nevojë për shërbime psiko-terapeutike, fizioterapi dhe shërbime tjera që mungojnë nga shteti, por për fat të mirë janë organizatat tona joqeveritare që iu ofrojnë shërbime personave, por është edhe mungesa e mjeteve financiare, të cilat mungojnë për të bërë edhe më shumë shërbime,” theksoi ai.

    Ndryshe, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar promovohet pjesëmarrja e plotë dhe e barabartë e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha aspektet e shoqërisë./KP

    Artikuj të ngjashëm

    Kur politikat sociale harruan barazinë dhe drejtësinë

    Tre gabime që ju pengojnë të jeni prindër të qetë, sipas një psikologu

    Fëmijët e familjeve në nevojë në Shqipëri do mbështeten financiarisht në tre vitet e para të jetës

    Të Fundit

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.