Rrëfimi i banores së Bigut që ndërroi gjininë, u transformua nga mashkull në femër: Operacionet ma rrezikuan jetën
Historia e Linda Rei bëri bujë në mediat vendase, pasi vendosi të shfaqej për herë të parë në ekranin shqiptar, ku u rrëfye për transformimin e saj nga mashkull në femër. Qysh fëmijë e ndjente veten se kishte një trup të huaj derisa, në moshën e pubertetit, filloi të merrte hormone për ndryshimin e gjinisë dhe vetëm një ditë pasi mbushi 18 vjeçe, iu nënshtrua operacionit për të ndërruar gjininë.
Ajo ka rrëfyer se që në moshën 5–6 vjeçe vishte takat e mamit dhe të tezes dhe dilte në lagje, sepse ashtu ndihej vetja. Dhe se kurrë nuk ka pasur ndjesinë se ishte si djemt dhe se, me kalimin e kohës, kishte kuptuar që diçka nuk shkonte.
36 vjeçarja ka deklaruar se në fillim nuk fliste hapur për ndjenjat e saj, por kur nisi të kuptonte trupin dhe seksualitetin, filloi të pyesë se çfarë po ndodhte me të. Dhe shpesh ndihej sikur ishte në një trup që nuk ishte i saj dhe se para pasqyrës shihte gjithmonë atë që dëshironte të ishte.
Ajo ka treguar se hapi i parë drejt qartësimit ishte vizita tek psikologu, ku, sipas saj, gjithçka nisi të sqarohej. Një vit më vonë, siç ka thënë vetë, ajo arriti qartësinë e plotë: filloi të rrisë flokët, nisi hormonet në moshën 16-vjeçare dhe, në moshën 18 vjeç, kreu ndërhyrjet e para.
Ajo ka pretenduar se, megjithëse operacionet kishin rrezik të madh, madje edhe rrezik jete, nuk u mendua as për një sekondë, sepse jeta që kishte deri atëherë “nuk ishte e saj, dhe se ndërhyrjet nuk i bëri për arsye estetike, por se ishin të domosdoshme për ta përshtatur shpirtin me trupin.