sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rrahman Jasharaj në deti vetë i 450-i, tregon sa para kanë shpenzuar

    06/07/2021 12:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbi 450 mësimdhënës të përzgjedhur nga SBAShK-u i Rrahman Jasharajt po shijojnë detin Adriatik në plazhet e Durrësit.

    Këto pushime verore del se i kanë kushtuar SBAShK-ut plot 54 mijë e 240 euro.

    Jasharaj madje ka deklaruar se po shijojnë njërin nga hotelet më luksoze në Durrës.

    “Në tërësi numri arrin në 452 mësimdhënës. Këshilli Drejtues e ka caktuar një linjë të veçantë për pushime dhe rekreacion. Sivjet në çdo 60 anëtarë ka shkuar një pushues… SBASHKU-t, një pushues në deti për pesë ditë pushimi dhe gjashtë netë i kushton 120 euro, përfshirë edhe biletën e autobusit”, ka thënë Jashari

    Ai ka deklaruar se ka shkuar edhe vetë në deti për t’i vizituar mësimdhënësit.

    “Për shkak të akomodimit të mirë edhe në marrëveshje me hotelin i kemi ndarë pushuesit në tri grupe, që mos të shkojmë në të njëjtën kohë për arsye edhe të menaxhimit. Grupi i parë e ka përfunduar. Grupi i dytë ka qenë me datë 27 dhe e ka kryer pushimin dhe tani jemi në grupin e tretë. D.m.th. të premten diku 140 punëtorë të arsimit e përfundojnë këtë aktivitet. Unë jam me ta. Kam ardhur t’i vizitoj. Kam vizituar edhe grupi e dytë”, ka thënë ai për infokus. Përkundër faktit që janë në pushime, Jashari nuk heq dorë nga kërkesat drejt Qeverisë.

    “Faji ynë nuk është se po ndërrohen qeveritë shpesh. Ne në qeverinë e kaluar e kemi paraqitur kërkesën për shkak të shtimit të punës, ku kolegët detyroheshin të zëvendësonin koleget e prekur me COVID, ku ishte shtuar volumi i punës, Madje kishte edhe rrezik, sepse sistemi arsimor ishte më i rrezikuari. Dhe ne kërkuam që edhe shëndetësia dhe policia të ndihmohet. Ne kishim bërë kërkesë në MASHT dhe në Qeveri. Qeveria Hoti e kishte pranuar kërkesa tonë dhe kishte vendosur mbështetje financiare. Po, çka ndodhi? Ndodhi që një mbështetje e morën arsimtarët, por mbështetjen tjetër jo. Kështu ne kemi marrë nënshkrimet dhe autorizimet e tyre, ku juristi ynë do ta dorëzojë kërkesën në Gjykatë, qëllimi ynë ishte të mos krijojmë problem enë fund të vitit”, shton ai.

    Jashari shprehet i sigurt se do i marrin këto shtesa.

    Artikuj të ngjashëm

    Jasharaj tregon arsyen se pse mësimdhënësit nuk protestuan më 1 maj

    Licencimi i mësimdhënësve, Jasharaj: Nuk do të ketë testim me shkrim për njohuritë e tyre

    SBAShK-u shqetësohet me zhgënjimin e mësimdhënësve nga Ligji i Pagave

    Të Fundit

    Gashi fajëson Kurtin: Serbia po bëhet partner më i besueshëm për Amerikën sesa Kosova

    Gorani: Kurti shndërrohet në “palaço” nëse i pranon kushtet e Escobarit dhe Lajçakut

    Kryeministri Kurti vizitoi kompaninë “LinkPlus IT”

    Hoxha për kërkesat e ndërkombëtarëve: Janë në favor të Kosovës

    Mehmetaj: Janë bashkuar shumë rryma anti-amerikane në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.