Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rizvanolli viziton kanalin e Ibër-Lepencit: Shpresojmë që furnizimi i ujit të kthehet së shpejti, së paku në disa prej komunave

    30/11/2024 21:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka vizituar kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, pas sulmit që iu bë të premten në mbrëmje.

    Ajo tha se atje aktualisht rrjedhja e ujit është me një një kapacitet prej 3 mijë litra në sekondë, që është e mjaftueshme për të furnizuar poçet e KEK-ut për ftohje, ndërsa theksoi se shpresojnë që furnizimi me ujë të kthehet së shpejti në së paku disa prej komunave.

    “Vizituam edhe kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi terrorist i mbrëmshëm, aty pamë se zgjidhja që është ofruar nga inxhinierët e  Ibër-Lepencit dhe kontraktorit është duke funksionuar. Aktualisht rrjedha e ujit është me një kapacitet prej 3 mijë litra në sekondë, që është e mjaftueshme për të furnizuar poçet e KEK-ut për ftohje, mirëpo shpresojmë që së shpejti do të mund të fillojë edhe furnizimi me ujë në së paku disa prej komunave”, deklaroi Rizvanolli nga Mitrovica.

    Shefja e dikasterit të Ekonomisë, njoftoi se ka vizituar edhe autobote në rajonin e Mitrovicës.

    “Përgjatë kësaj dite vizituam edhe autobotët në rajonin e Mitrovicës, për të siguruar ujë për qytetarët deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit. Kompanitë Rajonele të Ujësjellësit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, dhe Korporata Energjetike e Kosovës kanë vendosur autobotë në pikat si vijim: në Mitrovicën e Veriut në lagjen e Boshnjakëve, dhe gjithashtu në tri lokacione në Mitrovicën e Jugut duke përfshirë këtu edhe në shesh. Në Zveçan është vendosur një autobotë afër Kuvendit Komunal, ndërsa gjithashtu edhe në Drenas, Skenderaj, dhe Fushë Kosovë”, u shpreh ajo.

    Rizvanolli tha se do të vazhdojnë të vëzhgojnë situatën me kujdes, në veçanti atë të furnizimit të KEK-ut me ujë të mjaftueshëm për ftohje të termocentralit Kosova B

    “Ne do të vazhdojmë ta vëzhgojmë situatën me kujdes, veçanarisht rreth furnizmit të KEK-ut me ujë të mjaftueshëm për ftohje të termocentralit Kosova B. Gjithashtu edhe për furnizimin me ujë nga ana e Kompanive Rajonale dhe institucioneve tjera”, deklaroi ministrja.

    Artikuj të ngjashëm

    Rizvanolli thotë se ‘mund të eskiztojë mafia energjetike në Ballkan’ e ta ketë ‘selinë në Beograd’

    Rizvanolli mbikëqyr punimet e remontit në bllokun B1 dhe informohet për rrjedhjen në B2, tregon kur kthehet në funksion

    “Pishina me ujë të nxehtë, prodhimi i drogës” – Rizvanolli akuzon qytetarët për shpenzimin e rrymës

    Të Fundit

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Beogradi e ‘aktivizon’ sërish UNMIK-un

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.