Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rizvanolli mbikëqyr punimet e remontit në bllokun B1 dhe informohet për rrjedhjen në B2, tregon kur kthehet në funksion

    09/04/2025 17:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mbikëqyrur punimet e remontit në bllokun B1 në Termocentralin Kosova B.

    Rizvanolli ka hënë se remonti po zhvillohet sipas planit dhe se i paraprin fillimit të modernizimit të turbinës në bllokun B2, që do të fillojë në fund të këtij muaji, shkruan Reporteri.net.

    Sipas saj, investimet e këtij viti do t’ia rrisin kapacitetin e kësaj njësie për rreth 15 MW, ndërsa me përfundimin e plotë të rehabilitimit, TC Kosova B do t’i rritet kapaciteti për 80 MW, prodhimi vjetor për 600 GWh, si dhe jetëgjatësia për 20 vite.

    “Gjatë vizitës gjithashtu u informova se në Bllokun B2 kishte një rrjedhje, si pasojë e së cilës blloku është dashur të nxirret jashtë funksionit mbrëmë pas mesnate. Megjithatë, ekipet janë duke punuar me intensitet të lartë dhe blloku pritet të rikthehet në funksion deri nesër në orën 08:00 të mëngjesit. Falënderova punëtorët dhe menaxhmentin, të cilët me vetëmohim po punojnë paralelisht në remontin e Bllokut B1 dhe në sanimin e rrjedhjes në Bllokun B2”, ka shkruar Rizvanolli, teksa ka publikuar edhe disa fotografi.

    Ndryshe, mbrëmë është ndalur puna edhe në bllokun A3, për shkak të problemeve të ndjeshme me humbje të ujit.

    “Në lidhje me këtë, KEK ka njoftuar me kohë Kompaninë e Distribuimit të Energjisë Elektrike dhe ka marrë masa që kapacitetet e njësisë A3 të mos nominohen për ditën e nesërme. Ekipet tona të ekspertëve janë në gatishmëri për të identifikuar dhe sanuar çdo defekt që mund të jetë shkaktar i këtij problemi, sapo të krijohen kushtet (pas ftohjes së njësisë), për të rikthyer njësinë në funksion në kohë optimale”, thuhet në njoftim

    Artikuj të ngjashëm

    Rizvanolli thotë se ‘mund të eskiztojë mafia energjetike në Ballkan’ e ta ketë ‘selinë në Beograd’

    “Pishina me ujë të nxehtë, prodhimi i drogës” – Rizvanolli akuzon qytetarët për shpenzimin e rrymës

    Rizvanolli: Normalizohet furnizimi me ujë pas sulmit në kanalin Ibër- Lepenc 

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.