Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rizvanolli: Qytetarët që kanë pranuar fatura të larta, të kërkojnë sqarime nga Ngrohtorja e Gjakovës

    21/11/2024 09:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka vizituar Ngrohtoren e Qytetit të Gjakovës, ku u bë e ditur se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë e ka subvencionuar këtë ndërmarrje me 1.8 milion euro, me qëllim që çmimi i ngrohjes për qytetarët të jetë i përballueshëm.

    Gjatë takimit që Rizvanolli ka pasur me menaxhmentin e kësaj ndërmarrje komunale të qytetit të Gjakovës, u theksua se Ministria e Ekonomisë ka pasur marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë, të cilët e kanë financuar ndërtimin e projektit që të subvencionojnë ndërmarrjen me nga 300 mijë euro në vit për tri vite për blerjen e biomasës, pra 900 mijë euro në total, transmeton Klankosova.tv.

    “Përtej kësaj marrëveshje, Ministria e Ekonomisë e ka vazhduar subvencionimin e ndërmarrjes për vitin e katërt me radhë për 300 mijë euro, ndërsa në vitin e dytë të operimit (dimri 2022-2023) ka trefishuar subvencionin në 900 mijë euro. Pra, Qeveria e Republikës së Kosovës, deri më sot e ka subvencionuar NQ të Gjakovës me 1.8 milionë euro, dyfishin e asaj që ka qenë e dakorduar fillimisht”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Rizvanolli po ashtu ka theksuar se kjo mbështetje është dhënë me qëllim që çmimi për qytetarët të jetë i përballueshëm, prandaj jemi të shqetësuar që shumë qytetarë kanë pranuar fatura tejet të larta, përkundër faktit që tarifat nga ZRrE nuk janë rritur.

    “Dje e vizitova Ngrohtoren e Gjakovës për t’u informuar rreth kësaj çështje dhe i inkurajova që të kenë komunikim të ngushtë me qytetarët për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi. Falënderoj Kryeshefin Blerim Halilaj dhe ekipin për diskutimin e frytshëm”,  ka theksuar Rizvanolli.

    Ajo i ka njoftuar qytetarët që kanë pasur probleme të tilla, që sipas legjislacionit në fuqi autoriteti i parë për adresimin e ankesës (që duhet të bëhet jo më larg se 45 ditë pas pranimit të faturës) është Ngrohtorja, ndërsa autoriteti kompetent për shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve në rast të mosadresimit të çështjes në mënyrën e duhur është Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

    “Gjithashtu, inkurajoj qytetarët që të kërkojnë sqarime nga Ngrohtorja për hapat që duhet të ndërmarrin për të ulur faturën. Jam e bindur që me një bashkëpunim të ngushtë mes qytetarëve dhe ngrohtores ka hapësirë që këto sfida të tejkalohen dhe qytetarët të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë shërbimet e ngrohtores”, ka bërë thirrje Rizvanolli.

    Artikuj të ngjashëm

    Rizvanolli thotë se ‘mund të eskiztojë mafia energjetike në Ballkan’ e ta ketë ‘selinë në Beograd’

    Rizvanolli mbikëqyr punimet e remontit në bllokun B1 dhe informohet për rrjedhjen në B2, tregon kur kthehet në funksion

    “Pishina me ujë të nxehtë, prodhimi i drogës” – Rizvanolli akuzon qytetarët për shpenzimin e rrymës

    Të Fundit

    Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.