Gjatë ditës së sotme MINT ka marrur vendim për mbylljen e mediumit Klan Kosova, për këtë vendim ka pasur shumë reagime nga ana e opionistëve, deputetëve, dhe gazetarëve, së fundmi ka reaguar gazetari Ridvan Berisha, shkruan Gazeta Demos.
“Mbyllja e Klan Kosovës përbën aktin më të shëmtuar për demokracinë.Është goditje e paprecent mbi median e lirë. Kundrejt këtij komuniteti qyqarësh të pushtetit nuk duhet të mjaftohemi vetëm me reagime në rrjete sociale.Ky yrysh fatzijsh, të pangopur me urrejtje, që në mënyrë sistematike po sulmojnë mediet sot, i sulmuan me mizori edhe për sa kohë ishin në opozitë, uroj t’i bëjë bashkë gazetarët për të ndërmarrë çdo mjet proteste në mbrojtje të fjalës së lirë e rrjedhimisht edhe të demokracisë”, shkruar Berisha.