Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ri-dhunimi i “11-vjeçares”, prokuroria del me njoftim

    28/02/2025 10:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria ka konfirmuar se viktima e dhunimit e vitit 2022, kur ajo ishte vetëm 11-vjeçe, është dhunuar sërish këtë muaj.

    Prokuroria ka njoftuar se Prokurori i shtetit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar, ndërsa sot me datën 28.02.2025 është caktuar seanca dëgjimore kundër katër personave të dyshuar për veprën penale.

    “Personat të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale janë: Tre (3) persona me vepër penale ‘Dhunim’, dy (2) persona për vepër penale ‘Trafikim me njerëz’, si dhe dy (2) persona për vepër penale ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’”, thanë nga Prokuroria

    Ndërkaq, detaje për këtë rast Prokuroria nuk ka dhënë për faktin se viktima është e mitur dhe mund të dëmtohet rasti.

    E mitura e dhunuar nga 10 persona në 2022-ën, dyshohet se ra viktimë edhe e 8 të tjerëve

    Vajza që u dhunua nga 10 burra e djem në qershor e gusht të vitit 2022, pësoi tronditje e trauma me pasoja të rënda për shëndetin e saj mendor e fizik.

    Të lartcekurit janë në burg, por tani dyshohet se e mitura u dhunua sërish në fillim të muajit shkurt 2025, derisa ishte lajmëruar si e zhdukur, raporton Klankosova.tv.

    Siç merr vesh televizioni, numri i të dyshuarve është i dyshifrorë, madje vetëm për një natë mendohet që plot tetë burra të kenë kryer marrëdhënie seksuale me të.

    Klani jozyrtarisht kishte mësuar dje se katër prej tyre janë arrestuar si të dyshuar për trafikim me njerëz, dhunim e edhe për armëmbajtje pa leje

    Artikuj të ngjashëm

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Si e dërgoi në motel 58 vjeçari viktimën, flet 14 vjeçarja

    Nisi lidhje dashurie me një 15-vjeçare dhe më pas e dhunoi, Gjykata merr vendim për të dyshuarin

    Të Fundit

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.