Ashtu si me Atletiko Bilbaon, Real Madrid ka marr tre pikë të reja, duke fituar përsëri me rezultat 1-0, kësaj radhe ndaj Getafes.
Hero i madrlineve ishte Arda Guler, i cili shënoi golin e fitores, në minutën e 31-të.
Reali po vazhdon të ndjek Barcelonën në garën për titull kampion, ku renditet në vendin e dytë me 72 pikë, katër më pak se skuadra katalanase.
Në anën tjetër, Getafe renditet në vendin e 12-të, me 39 pikë.
Kujtojmë që Real Madrid dhe Barcelona të shtunën me 26 prill kërkojnë trofeun e parë, pasi luajnë finalen e Copa del Rey.