Real Madridi dhe Eintracht Frankfurti do të përballen nesër në finalen e Superkupës për vitin 2022.
Skuadra spanjolle e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve, kurse skuadra gjermane më herët e kishte fituar trofeun e Ligës së Evropës.
Kësisoj, këto dy skuadra tani do të synojnë edhe trofeun e Superkupës dhe këto pritet të jenë formacionet e ndeshjes.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid (4-3-3); Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba; Kroos, Casemiro, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr
Frankfurt (3-4-3); Trapp; Toure, Ndicka, Tuta; Knauff, Sow, Rode, Lenz; Gotze, Kamada, Borre