Rasti mbrëmë në Podujevë: Një 31-vjeçar i dyshuar për vrasjen te shkolla në Llapashticë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një person mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri.
Mbrëmë u raportua se i dyshuari për rastin është 31 vjeçar, Arbër Havolli dhe se ngjarja kishte ndodhur te shkolla e fshatit.
Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës të cilët thanë për Gazetën Demos se vdekja e viktimës ishte konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe se po punohet për të zbardhur rrethanat e rastit.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.