Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka krahasuar sërish kryeparlamentarin Konjufca me kryetarin e Partisë Komuniste të Kosovës në vitet e 90-ta, Rrahman Morina, shkruan Reporteri.net.
Teksa Konjufca po thoshte se deputetja Ganimete Musliu është e fundit në deklarimet jashtë rendit të ditës, Ramush Haradinajiu drejtua Konjufcës me fjalët: “Rrahman Morina, na e jep edhe neve fjalën”.
Ish-kryeministri, tani kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe gjatë ditës së djeshme e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca me kryetarin e Partisë Komuniste të Kosovës në vitet e 90-ta, Rrahman Morina.
Duke folur për mospërfshirjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Ligjin për Pagën Minimale, Haradinaj tha se liderët e shtetit të Kosovës po veprojnë edhe më keq se politikani komunist.
“Kam kujtu që jam duke jetu te shqiptarët. Nuk më ka shku kurrë mendja që në Kosovë dhe te shqiptarët vjen dikush si Rrahman Morina që kur e rrit pagën minimale, e heq UÇK-në. Unë Rrahman Morinën nuk e kam mbërri, nuk kam qenë këtu, po këta (Albin Kurti dhe Glauk Konjufca) po më duken fytyrë më e keqe kur po i shoh në atë qëndrim”, tha Haradinaj.