Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur mbrëmë gjerë e gjatë për PDK-në, Drenasin e edhe qeverinë Kurti, raporton GazetaDemos.
Për këtë të fundit ai ka adresuar kritika rreth punës së tyre, teksa shprehu pakënaqësit e tij rreth deklarimeve të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kundrejt ish-krerëve të UÇK-së e të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Teksa njihet për të folurën e lirshme para mediave e shumë natyrale, Lladrovci tha se kryeministri në detyrë vetëmse i bën dëm nëse e përmend emrin e tij, dhe se nuk sheh dobi nga lavdet e Kurtit.
Lladrovci ndër tjera ia kujtoi qeverisjen Kurtit, duke e përshkruar si “llug në shtëpi”.
“Ai e ka llug në shtëpi të vet, ai veç menaxher nuk është”.
“Edhe saherë të ma përmend emrin Albin Kurti për të mirë, mua njo 1 mijë vota m’i humb për çdo herë në Drenas. Kështuqë, ai nuk më ka bë nder. Turpi i botës është të përmendë Hashimin dhe Kadriun”, tha Lladrovci.
VIDEO: