Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë folur për kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Ai tha në “Rubikon” se Kurti e ka “llugë” në VV, duke komentuar deklaratën e tij se “PDK-ja ka 4-5 kryetarë”.
Lladrovci tha se sa herë ia përmend emrin Kurti për të mirë ia humb 1 mijë vota në Drenas.
“Albin Kurti tha unë e di prej përvojës, dmth e di prej përvojes vet sa njerëz e menaxhojnë VV-në, dmth e paska pas për Dejona Mihali, ai e ka llug shpi të vet, ai veç menaxher nuk është. Edhe sa herë të ma përmend emrin Albin Kurti për të mirë mua nja 1000 vota m’i humb në Drenas. Kështu ai nuk më ka bërë nder. Turpi i botës është me përmend Hashimin e Kadrinë”, ka thënë Lladrovci.