Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale se ka pasur nderin të kurorëzojë martesën e Çlirimtares, bijës së Heroit të Kombit, Agron Rrahmani.
Rama tha se Agron Rrahmani ishte një simbol i qëndresës, i cili ra heroikisht në Prishtinë në maj të vitit 1998, duke dhënë jetën për lirinë e vendit. Vajza e tij, e quajtur Çlirimtare, sipas Ramës, bart një emër që përfaqëson një betim të përjetshëm dhe një trashëgimi krenare.
“Uroj që rrugëtimi i saj i ri në jetë, bashkë me Erdin Aliajn, të jetë i mbushur me lumturi, forcë dhe besim në idealet që i kanë mbajtur gjallë brezat,” shkroi Rama, duke i uruar çiftit jetë të lumtur dhe të mbushur me dashuri e përkushtim.
Në fund të mesazhit të tij, kryetari Rama theksoi rëndësinë e ruajtjes së emrit dhe trashëgimisë së Heroit të Kombit, Agron Rrahmani, si një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm