Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Qytetarët e Kosovës me shumë armë pa leje, arsye konsiderohet kontrabandimi i lehtë

    05/01/2025 08:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kosovarët sipas shoqërisë civile dhe MPB-së në duart e tyre mbajnë afro 230 mijë armë pa leje. Arsye, sipas njohësve të sigurisë, është kontrabandimi i lehtë i tyre nga shtetet fqinje, dhe pamundësisë së organeve të rendit për të kontrolluar gjithë kufirin

    13 dhjetori do ishte fundi i një grupi kriminal, që bënin kontrabandë me armë në mes Kosovës dhe Shqipërisë  ku 14 persona mbeten të arrestuar, 8 prej tyre në Kosovë.

    Kjo ishte vetëm një formë se si në duart e qytetarëve të Kosovës binin armët pa leje.

    “Në baza vjetore, Policia e Republikës së Kosovës konfiskon mesatarisht rreth 1,500 armë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë numër relativisht të madh të municionit të kalibrave të ndryshëm si dhe mjeteve të ndryshme plasëse duke përfshirë edhe eksplozivët artizanal. Numri i armëve dhe municionit të konfiskuar për periudhën Janar – Gusht 2024 në nivel të PK-së është 1122, kurse numri i municionit të konfiskuar është 20653”, ka deklaruar Policia e Kosovës për Tv Dukagjinin.

    Ndërkaq, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organizatave të shoqërisë civile në duart e qytetarëve besohet të jenë mbi 230 mijë armë pa leje.

    Shumica nga to, besohet të kenë mbetur edhe lufta e fundit por që një rol të rëndësishëm e luan kontrabanda.

    Njohësit e sigurisë ne vend thonë se këto armë, nuk vinë nga shtete të posaçme siç është Serbia, por gjithandej pasi janë fitim prurëse për grupet kriminale.

    ”Krimi trans-nacional nuk zgjedh shtet as komb as dhe as fe, dhe unë nuk do të thoja që armët vinë vetëm nga Serbia, ku patëm rastin e fundit ku u kap një grup kriminal në kuadër të krimit transnacional në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Avni Islami, njohës i sigurisë.

    Pamundësia që të kontrollohen kufijtë për futjen e kontrabandës me armë në Kosovë, e sheh si faktor kyç njohësi i sigurisë Valdet Hoxha.

    Veç i njëjti nuk e hedh mundësinë që shteti duhet të marrë disa masa.

    ”Shteti duhet të bëjë çmos që fillimisht përmes ndonjë amnistie, të zvogëloj numrin e armëve ilegale në vend e pastaj me aplikimin e normave materiale të kodit penal të Republikës së Kosovës, sidomos në rastet kur zihen në posedim”, ka thënë Valdet Hoxha, njohës i sigurisë.

    “Ndërkohë gjatë periudhës janar-dhjetor 2024, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme janë regjistruar gjithsej 14,340 aplikime për pëlqime për blerje armësh nga persona fizikë, kryesisht për arsye të gjuetisë dhe rekreacionit./Dukagjini/

    Artikuj të ngjashëm

    Trafiku i armëve mes Shqipërisë dhe Kosovës, Karamuço: Po qarkullojnë armë që depërtojnë jelekët antiplumb

    Momenti kur dëgjohen të shtënat me armë në ”Muharrem Fejzë”

    Kush mund të blejë armë në Kosovë dhe si parashihen dënimet?

    Të Fundit

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.