Qeveria Kurti premtoi ndërtimin e 160 çerdheve publike brenda mandatit, por deri tani janë përuruar vetëm një numër krejt simbolik, krahasuar me premtimet. Nevoja për vendet e reja të edukimit parashkollor mbetet e papërmbushur në vend.
Komuna e Lipjanit, në anën tjetër, nën drejtimin e kryetarit Imri Ahmeti (LDK), ka hapur katër çerdhe të reja, brenda një mandati, me buxhetin e vet:
Qendra e Lipjanit – Fshati Rufc – Fshati Gadime – Fshati Sllovi Ky sukses lokal tregon se vullneti politik dhe menaxhimi në nivel komunal mund të sjellin rezultate konkrete.
Qeveria qendrore duhet të përshpejtojë zbatimin e premtimeve për çerdhet që i duhen kujdesit të hershëm të fëmijëve.