Lajme

Rezarta Krasniqi: Kurti po e mbyt RTK-në në pushtet, institucionet po shkatërrohen

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rezarta Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi shkroi:
“📺 Albin Kurti, klithte për RTK-në sa ishte në opozitë, sot po e mbyt në pushtet.🛑 RTK ka mbetur pa paga, sepse Kurti nuk është i aftë të bëj zgjidhje dhe as të ndjekë praktikat ligjore që i gjeti gati.

Ky është modeli i tij: shkatërro institucionet, nënshtro mediat, dhe fajëso të tjerët.RTK është e qytetarëve, JO e qeverisë!

Ky njeri duhet të largohet sa më parë nga ajo pozitë sepse po e shkatërron çdo institucion dhe gjithçka që është ndërtuar për këto 25 vite.”

Artikuj të ngjashëm

Back to top button