Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qeveria ia bllokon Suharekës llogarinë, Bali Muharremi e quan të qëllimshme: S’mund të kryejmë pagesa për projektet

    28/10/2024 19:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qeveria e Kosovës ka bllokuar xhirollogarinë e Komunës së Suharekës, si pasojë e kontratës kolektive. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka thënë se sot i ka arritur një email zyrtar për xhirollogarinë pasive të komunës.

    Ai ka thënë se kjo do t’i shkaktojë probleme operimit të komunës, pasi nuk po mund të i kryejnë pagesa operatorëve që kanë kryer punimet e projekteve komunale sipas kontratës.

    Si pasojë, Muharremaj ka thënë se operatorët mund ta dërgojnë komunën te përmbaruesi e kosto të rritet deri në 40%.

    Këtë Muharremaj e ka quajtur “lojë politike”, të Qeverisë së Kosovës ndaj komunave, shumica prej të cilave drejtohen nga partitë opozitare.

    Por, Muharremaj thotë se ai nuk bën politikë dhe se është kryetar që iu shërben të gjithëve e paratë janë të taksapaguesve, jo të tij.

    “Asnjëherë nuk kam bërë politikë, e as nuk bëjë. Jam shumë praktik. Vetëm një gjë po e them, ky vendim është në të gjitha komunat e Kosovës. Por, një buxhet që është planifikuar vitin e kaluar me 30 shtator dhe që është duke u implementuar dhe mbesin shumë projekte në gjysmë. Mundeni me ardh nesër në ora 09:30 bëhet përurimi i sallës sportive në Sopijë dhe kemi pasur me ia lëshu nesër ose pasnesër mjetet, ne nuk kemi mundësi me kry pagesë. Ka edhe shumë projekte tjera që nuk kemi mundur të krym pagesat. Shumë punë tjera në teren që mbesin në gjysmë. Kjo na bën dëm si komunë”.

    “Kontratat kolektive nuk janë obligim i joni, nuk kem nënshkru. Eshtë obligim i Qeverisë së Kosovës me i kry këto obligime, e jo të barten të gjitha pagesat nëpër komunat e Kosovës”, ka thënë ai për Gazetën Express.

    “Ka rrugëdalje, edhe ne mund të bëjmë gabime gjatë rrugës. Por, duhet t’i përmirësojmë, në qoftëse në vitin 2018 është nënshkru një kontratë kolektive me Qeverinë e Kosovës, atëherë kjo barrë duhet të jetë e Qeverisë t’i kry obligimet ndaj mësimdhënësve e të tjera që janë të parapara me ligj”, ka deklaruar.

    Më tutje, ai ka folur për problemet që do t’i shkaktojë kjo gjendje e bllokimit të xhirollogarisë komunale

    “Pasi është fundi i vitit, mjetet që i mbledhim nëntor, dhjetor barten për vitin e ardhshëm. Kemi pengesa shumë me pagesa që janë kry punë. Këto regjistrohen në borxhe, barten për vitin e ardhshëm dhe ka mundësi opertorët që kanë kry punë të na dërgojnë te përmbaruesi e kjo vlerë shtohet për 40%”, ka thënë ai.

    Muharremaj thotë se ka parë edhe përpjekje të Qeverisë së Kosovës për t’i dëmtuar komunat në prag të zgjedhjeve parlamentare.

    “Shihet nga aeroplani, e jo vetëm prej toke. Kjo ka qëllim. Buxheti i Komunës së Suharekës është i qytetarëve, nuk është i imi. Me këtë punë nuk mund të arrijnë asgjë, edhe qytetarët do ta kuptojnë që kjo është një lojë politike”, ka thënë ai.

    Ka shtuar se çështja duhet të shkojë në Kuvendin e Kosovës që të diskutohet në nivel qendror – kanë bërë kërkesë edhe te Kuvendi i Kosovës.

    “Bordi i AKK e ka bërë një kërkesë iu kemi drejtu kryeplarlamentarit që kjo të shkojë në Kuvendin e Kosovës që të diskutohet, sepse kjo nuk është çështje që duhet të diskutohet në nivele lokale”, ka deklaruar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Suhareka e fundit në shpërndarjen buxhetore, Muharremaj: U diskriminuam, por do të mundohemi t’i kryejmë punët

    “Nuk janë mësuar qytetarët më kësi rastesh”, Muharremaj flet për situatën në Suharekë pas grabitjes së armatosur

    Bali Muharremaj përkujton ish-kryetarin e Suharekës në 21 vjetorin e vrasjes së tij

    Të Fundit

    “Qitu e ndreq kollaj”, dikush e këshillon Fitore Pacollin si të gjenerojë postime të rreme me komente? – FOTO

    Tentim për kontrabandë në Bërnjak: Kapen insekticide të padeklaruara me origjinë nga Serbia

    Cakolli: Dehari duhet të zëvendësohet – deputetëve iu cenua e drejta për të votuar

    Gashi: Procedura për zgjedhjen e kryetarit është e qartë se duhet të bëhet në votim të hapur

    Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën 12-vjeçe, arrestohet 36 vjeçari

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.